MENU
klinika

Përgjigjet deputeti: Unë e them troç se…

A do të nxjerrë Alibeaj kandidatë për në zgjedhjet e 14 majit?

02.11.2022 - 22:45

Pas më shumë se tre orë mbledhje kryesie, Enkelejd Alibeaj tha se grupi i tij ka kërkuar që të shkohet drejt një kandidati të përbashkët fitues për zgjedhjet lokale të 14 majit.

Në një komunikim pas mbledhjes, ai u pyet nëse do të nxjerrë kandidatë për në zgjedhje ashtu si Berisha, por Alibeaj e konsideroi veprimin e grupit të Berishës si të njëanshme, ndaj theksoi kjo është e papranueshme.

Pyetje: Zoti Alibeaj, a mund të thoni troç pas këtij takimi që keni zhvilluar, Berisha do nxjerrë kandidatë përmes primarëve në 61 bashki të vendit. Ju do të nxirrni kandidat në 61 bashki apo në disa të tilla, po apo jo?

Alibeaj: Unë them troç atë që them gjatë gjithë kohës, troç është që ne duam, kemi pasur qëndrimin, kemi dhëne formula zgjidhje për të gjetur një kandidat që të jetë fitues. Cdo zgjidhje e një anshme sic është ajo që ti the është e papranueshme. Unë e kam thënë që PD do futet në zgjedhje.

Alibeaj theksoi nder te tjera se kane mbajtur nje qëndrim, qe sipas tij te mos përsëritet ajo qe ndodhi me 6 mars me zgjedhjet e pjesshme. Sipas tij, synimi i palës tjetër ka qene njohja e Berishës kryetar.

“Ne kemi mbajtur një qëndrim të thjeshtë, që mos përsëritet ajo që ndodhi më 6 mars. Kemi qenë të parët që kemi artikuluar një kandidat dhe një kandidat fitues, që të bëjë bashkë demokratët, mbështetës dhe strukturat e PD, po të doni edhe pjesën tjetër që kanë zgjedhur të jenë mbështetës.

Për të qenë fitues ne duhet të gjejmë kandidatë që të jenë shembull.

Kjo nuk bëhet në mënyrë të njëanshme. Për këtë arsye jeni në dijeni të asaj çfarë ishte mekanizimi dhe oferta më e mirë për të identifikuar siluetën e kandidatit të vetëm fitues, 50% nga primaret dhe 50% nga sondazhet me një këshill që është një mekanizëm që i kënaq të gjithë.

Nëse synimi është për të asimiluar njërin grup, me pretendimin që jam shumicë kjo nuk na çon tek objektivi, por na con te ajo “hajde ti më njih mua”.

Ne duhet ti shërbejmë demokratëve, të gjejmë një kandidat dhe të përballemi me këtë regjim.”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Tre orë mbledhje/ "Të premten do zhvillojmë takim me…"

Alibeaj: Kryesia mbështet qëndrimet tona për negociatat me grupin e Berishës!