MENU
klinika

Analiza

A do t’i kthehet ndonjëherë Rishi Sunak Brexit-it?

03.11.2022 - 15:48

Rishi Sunak po hyn në Dauning Strit me pak premtime të bëra gjatë fushatës për lidershipin. Por si ministër i financave, ai paralajmëroi për rrezikun e rritjes së shpejtë të çmimeve.

Një nga sfidat kryesore për të do të jenë pikërisht çmimet e energjisë, ose skema e subvencioneve për të ndihmuar familjet dhe bizneset të përballen me faturat e shtrenjta të gazit dhe elektricitetit.

Një faturë tipike energjie për banesat aktualisht llogaritet në 2.500 paund. Por vlera e saj mund të shkojë mbi 4 mijë pranverën e ardhshme, duke e çuar inflacionin në qiell.

Kursimet për Shërbimin Shëndetësor Kombëtar do të jenë një tjetër sfidë. Përballë një numri rekord pacientësh që presin trajtim në spital dhe kërcënimit për greva në një kohë kur dimri është tek dera, Sunak do të ndodhet në vijën e frontit që në ditën e parë të marrjes së detyrës. Çdo përpjekje për të aplikuar politikat dhe vizionin e tij për zgjidhjen e problemit do të duhet të presë.

Të dhënat e deritanishme sugjerojnë se kryeministrit të ri do t’i duhet të ndjekë një linjë të ashpër për të gjetur kursimet; ndoshta duke shkurtuar buxhetin dhe duke i kërkuar stafit shëndetësor të punojë më shumë me të njëjtën pagë.

Një tjetër problem do të jenë grevat. Disa mijëra punëtorë kanë ulur veglat e punës këtë vit. Mes tyre janë trenistët, punonjësit e porteve, ata të postës dhe telekomunikacioneve. Profesorët e universiteteve sapo kanë votuar pro grevës, ndërsa infermieret, mjekët e rinj dhe mësuesit janë mes atyre që po e konsiderojnë ndërmarrjen e këtij hapi.

Mbështetja për Ukrainën dhe shpenzimet për mbrojtjen pritet të jenë një tjetër dhimbje koke për kryeministrin e ri. E sigurt është se politika e Mbretërisë së Bashkuar ndaj Ukrainës nuk do të ndryshojë gjatë qeverisjes së Sunak, por vazhdimi i dhënies së ndihmës për Ukrainën në një plan afatgjatë do të kërkojë para’.

Britain’s Chancellor of the Exchequer Rishi Sunak prepares to deliver his ‘Mansion House’ speech at the Financial and Professional Services Address, previously known as the Bankers dinner, at Mansion House in the City of London on July 1, 2021. (Photo by Stefan Rousseau / POOL / AFP) (Photo by STEFAN ROUSSEAU/POOL/AFP via Getty Images)

Gjithashtu, sa i takon qasjes së Sunak ndaj rritjes së shpenzimeve ushtarake ka pasiguri.

Nuk mund të anashkalohet protokolli i Irlandës së Veriut, një problem me të cilin u përball edhe vetë Liz Truss. Protokolli në fjalë ka qenë burim tensionesh mes Britanisë dhe BE-së që kur hyri në fuqi në fillim të 2021-shit.

Bisedime të reja mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Unionit u mbajtën 7 tetorin e kaluar, por zgjidhja e problemit duket ende larg.