MENU
klinika

E zbulon vetë moderatorja

A ka pasur krisje mes Arbana Osmanit dhe Lori Hoxhës?

07.11.2022 - 12:00

Kohët e fundit, është vënë re se moderatorja Arbana Osmani, mund të ketë krisur marrëdhënien e saj me Lorin dhe Sarën. Dyshimet nisën fillimisht nga rrjetet sociale, ku prej muajsh nuk ka asnjë postim të përbashkët të tyre, për të vijuar me mungesën nëpër evente.

Së fundmi Arbana ishte e ftuar në “E Diell”, ku u pyet edhe në lidhje me marrëdhënien e saj me Lorin dhe thashethemet që qarkulluan.

“Thashethemet që qarkullojnë të influencojnë nëse janë të vërteta. Nëse unë kam një marrëdhënie për të cilën jam e sigurt, sepse e di se si e kam, nuk kam nevojë të bëj përgënjeshtrime. Në lidhje me komentimin që i është bërë marrëdhënies me Lorin nuk ka patur vend për diskutime dhe sqarime, sepse që në momentin që ka mbaruar “BBV1”, ajo më ka thënë që do të më ketë edhe në “BBV2”- tha Arbana.

Vlen të theksohet është konfirmuar zyrtarisht në promon e “BBV”, tashmë të fshirë, se Arbana Osmani do të jetë moderatore e sezonit të dytë të programit.

Kur nuk kishte asnjë reagim konkret nga Arbana dhe Eduarti, apo nga Lori Hoxha, në rrjet qarkulluan hipoteza të ndryshme për krisjen e marrëdhënieve mes tyre. Dy kryesoret janë: “Xhelozia” e Arbana Osmanit për vëmendjen që po merr së fundmi Bora Zemani dhe fakti që Arbana dhe Eduarti kanë pranuar ftesën për të bashkëpunuar me “RTSH-në” për “Festivalin e Këngës.”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN