MENU
klinika

"Kemi njoftuar policinë për 6 dhjetorin, por…"

A keni marrë mbështetjen e Metës për protestë? Ja si përgjigjet Berisha!

25.11.2022 - 14:28

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha thotë se për protestën e 6 dhjetorit kanë njoftuar edhe policinë, por siç tha ai, përgjigja që kanë marrë është e diktuar nga kryeministri Rama.

“PD është parti e shtetit ligjor, ka njoftuar policinë. Kushtetuta e Shqipërisë dhe Gjykata Kushtetuese kanë vendosur, është krejtësisht i panevojshëm autorizimi i policisë.

Ne kemi njoftuar. Cila është përgjigja? Ajo që dikton Edi Rama, që bëri gjithçka dhe kujtoi se me këtë rast, do shfrytëzojë samitin për të shtypur liritë dhe të drejtat e popullit opozitar, ne e kishim parashikuar, prandaj thirrëm protestë”.

I pyetur nëse Berisha ka marrë mbështetjen e Metës për protestë, ai u përgjigj: “Plotësisht, të plotë. Në ndjesitë e mia, kjo është thirrje që është mirëpritur më shumë nga qytetarët në gjithë karrierën time politike. Pse? E gjeni vetë ju”.

Vdekja e 3-vjeçarit pas ndërhyrjes në klinikën dentare të Roland Xhaxhos

Ekspertiza e Brian Spahiut do të kryhet nga një grup mjekësh italianë

Një itinerar udhëtimi nëpër fshatra, ferma, shtigje e rafting

‘Forbes’ zgjedh Shqipërinë për aventurë emocionuese

"Do ketë ndikim të dëmshëm në mbrojtjen e refugjatëve"

Ligji për Ruandën, OKB thirrje Britanisë së Madhe: Rimendojeni!