MENU
klinika

Italia e ka pësuar 3 herë nga të voglat

Arabia dhe Japonia nuk janë surprizat e vetme në Botëror

23.11.2022 - 21:12

Ky Botëror duket mjaft i çuditshëm, ku befasitë nuk kanë munguar. Që në ditët e para erdhën dy surpriza që i shokuan të gjithë. Arabia Saudite mundi 1-2 Argjentinën, ndërsa po me këtë rezultat dhe me po me përmbysje, Japonia triumfoi ndaj Gjermanisë.

Tashmë në futbollin modern nuk ka skuadra të forta dhe të dobëta.  Kjo nuk është hera e parë që në një kompeticion të këtij niveli ndodhin të tilla gjëra. Në Botërorin e 1966, Italia pësoi disfatë 1-0 nga Koreja e Veriut.

Zhgënjimi i madh i axurrëve u përsërit edhe në vitin 2002, ku Koreja e Jugut arriti të mposhtë 2-1 Italinë. Në vitin 2014, kësaj here ishte Kosta Rika që do bënte befasinë po ndaj italianëve (1-0, Kupë Bote). Po Gjermanisë i ndodhi në vitin 2018, duke u mundur nga Koreja e Jugut.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Federatat e UEFA-s pritet ta mbështesin

Danimarka u propozon evropianëve të largohen nga FIFA