MENU
klinika

Si ndodhi rrëmbimi dhe vrasja e e tij dy vite më parë.

Arrestohet në Spanjë një nga autorët e vrasjes së Jani Prengës

30.11.2022 - 22:51

Dy vjet nga rrëmbimi dhe vrasje e Jan Prengës në zonën e Kamzës, sot policia dha njoftimin se është arresutar në Spanjë nga një urdhëruesit e rrëmbimit dhe bashkëpunëtor në krim. Bëhet fjalë për 40-vjeçarin me tre emra, Gentjan Funiqi, alias Gentjan Martini, alias Festim Olomani, i cili u kap gjatë një operacioni mes Policisë spanjolle e Policisë shqiptare.

Jan Prenga u rrëmbye në Kamëz më 17 Janar 2020, dhe prej gati 2 vitesh trupi i tij nuk është gjetur ende. Ngjarja ndodhi në kompleksin ‘Golden’ në Shijak, ndërsa policia me anë të pamjeve filmike provoi praninë e trupit të tij dhe vendosi pas hekurave Leonard Hajri, Bajram Hajri, Festim Bexhdili, Olsi Turja si dhe Ardian Docaj, ndërsa sot në burg ka mbetur vetëm kopshtari Festim Bexhdili.

Tashmë, edhe sipas SPAK ai u ekzekutua me urdhër nga “kokat” e bandës, për shkak të një sasie prej 283 kg kokainë, që vëllai i Jan Prengës, Astrit mbante peng në Angli dhe nuk e tregonte se ku e kishte çuar. Ky i fundit është arrestuar në Angli.

Në pamjet filmike shfaqen rrëmbyesit, Hajri dhe Bexhdili duke fshehur provat si, pistoleta apo fenelina policie. Ndërkohë që trupi i Jan Prenges ndodhej i pajetë në tokë.

Sipas gjykatës, Jan Prenga qëndron pa lëvizur nga ora 11.32 deri ne 18.12 minuta, çka konfirmon faktin se ai ka ndërruar jetë, ndonëse trupi i tij nuk është gjetur nga policia. Pas kësaj ore rrëmbyesit mbështjellin me qese e çarçaf twrheqin zvarrw dhe e fusin në një furgon të bardhë.

Fesim Bexhdili është njeri nga personat që asgjësoi kufomën. Të nesërmen Bexhdili dhe Olsi Turja pastrojnë gjurmët e krimit në garazh.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN