MENU
klinika

Policia shqiptare ia dorëzon autorin Greqisë

Arrestohet përdhunuesi 45-vjeçar orët e para të mëngjesit

01.11.2022 - 10:16

Është arrestuar 45-vjeçari shqiptar që akuzohej nga Greqia për përdhunimin e një gruaje si dhe tentativën ndaj një vajze tjetër në Palaio Faliro të Athinës.

Lajmin e ka bërë me dije ministri grek i Mbrojtjes Takis Theodorikakos, i cili shkruan se pas bashkëpunimit me policinë shqiptare 45-vjeçari është arrestuar dhe se tashme ndodhet në duart e autoriteteve greke.

“Muaji të mbarë. Pas një hetimi metodik dhe identifikimit të autorit dhe me bashkëpunim të shkëlqyer me organet e sigurisë shqiptare, autori i dyshuar i përdhunimit të gruas në Paleo Faliro ndodhet në prangat e policisë greke”, shkruan Takis Theodorikakos në postimin e tij në Tëitter.

Policia shqiptare e ka identifikuar 45-vjeçarin Spartak Dyrmishit nga shenja e gishtit dhe mësohet se e kanë arrestuar pas një operacioni gjatë orëve të para të mëngjesit dhe më pas ua kanë dorëzuar autoriteteve greke.

45-vjeçari përdhunoi një grua që ishte duke pritur në stacionin e autobusit, ndërsa në të njëjtën zonë më pas tentoi të përdhunonte një 24-vjeçare.

Autoritetet greke e identifikuan nga tatuazhi që kishte në dorë dhe pas kësaj autori u arratis drejt Shqipërisë më 27 tetor për t’i shpëtuar prangave.

Policia greke e shpalli në kërkim ndërkombëtar dhe gjatë kësaj kohe, ministri grek ka zhvilluar disa bisedime me ministrin e Brendshëm, Bledi Çuçi, ku i kërkoi mobilizimin maksimal të organeve të sigurisë shqiptare për gjetjen dhe arrestimin e 45-vjeçarit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Kërkoj mobilizim maksimal të policisë shqiptare”

Ministri greke – Çuçit: Të gjendet përdhunuesi që u arratis në atdhe