MENU
klinika

Veliaj falënderon kryebashkiakun Bakoyanis

Athina ndez dritat kuqezi për festat e Shqipërisë

30.11.2022 - 11:09

Athina ka ndezur dritat kuqezi për të përshëndetur festën e shpalljes së Pavarësisë së shqiptarëve.

Ndërkaq, kreu i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, në një postim në “Twitter”, ka falënderuar kryebashkiakun e Athinës, Kostas Bakoyanis.

“Falënderoj mikun tim të dashur @KBakoyannis për ndriçimin e Sheshin Omonia. Në Athinë, me ngjyrat e flamurit shqiptar Kuq e Zi për ditët tona kombëtare!

Ai e ka bërë këtë që kur u bë kryebashkiak i kryeqytetit grek, duke dërguar një mesazh të madh miqësie mes popujve tanë”, shkruan Veliaj.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Veliaj: Ditët më të mira i kemi përpara

Godina e Bashkisë Tiranë ‘vishet’ me flamurin gjigand kuqezi