MENU
klinika

“Do vendoset brenda 2 ditësh”

Berisha jashtë sallës: Protesta e radhës, kur këtu të zbresë Europa

17.11.2022 - 13:49

Kreu i PD-së Sali Berisha ka folur jashtë sallës së parlamentit, ku deklaroi se parlamenti nuk respekton të drejtat më elementare, siç është fjala për procedurë dhe është transformuar në një institucion që vendosin grupet kriminale.

Ai foli dhe për protestat, duke theksuar se e radhës do të jetë kur këtu të zbresë Europa, duke iu referuar samitit të 6 dhjetorit. Samiti i radhës mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor do të zhvillohet më 6 dhjetor në Tiranë, teksa do të jenë në Tiranë liderë europianë.

“Parlament në të cilin nuk respektohet asnjë nen i rregullores, asnjë nen kushtetutës. bëhet gjithçka në funksion të shuarjes së zërit të opozitës, vetëm e vetëm se këta qeveritarë janë të trembur. Nuk duan të denoncojmë për publikun.
Parlamenti ka marrë formën e një shartoreje, një platformë e sharjes ku kreu i pseduomaxhorancës i lejon vetes të përdorë fjalët më të ulëta, fjalorin më fyes për çdo qytetar të civilizuar. Ai jo vetëm që nuk ndëshkohet për këtë fjalor, por përkundrazi mbështetet nga drejtuesit e parlamentit, ndërkohë që deputetë të opozitës që iu përgjigjën jashtë kamerave përjashtohen nga parlamenti. Parlamenti nuk respekton të drejtat më elementare, siç është fjala për procedurë. Nuk mund t’i mohohet kurrë, në çdo sallë të parlamenteve të botës, n.q.s deputeti apo përfaqësuesi shtyp butonin për të folur për çështje procedure atij automatikisht i jepet fjala. Kjo këtu nuk respektohet, çka na detyroi ne të dalim në platformë, lavdi facebook-ut, të komunikojmë me u, me qytetarët shqiptarë se përndryshe nuk do lejonte të flisnim në sallën e parlamentit.

Parlamenti është transformuar në një institucion që vendosin grupet kriminale. Merren vendime në interes të grupeve kriminale pa pushtet dhe me pushtet. Faktikisht ky parlament nuk meriton të ekzistojë. Siç jam zotuar më datën 12 nëntor, në momentin e caktuar këtu do të vijë populli opozitar t’i thotë nja dy fjalë këtyre hajdutëve që nuk kanë ligj as moral”, deklaroi Berisha.

Ai tha se protesta e radhës do të vendoset brenda dy ditësh.

“Shqiptarët do t’i hyjnë vezirit brenda thuhet. Protesta e radhës nuk është vendosur akoma do vendoset brenda dy ditësh e do jetë brenda vitit. Këtu zbret Europa e duhet të shohë popullin e saj. Betejë për fjalën e lirë dhe dinjitetin”, tha ai.

Kryetari i PD u shpreh se lidhjet live nga “Facebooku”, si ajo që ndodhi sot, do të vijojnë për sa kohë do të vijojë të mos respektohet rregullorja.

“Nuk themi të miratohet se këto votojnë kundër por të ndiqet procedura është Kushtetuese.
Linda e Parlamentit e mban në sirtare sepse kështu i thotë Edi i Surrelit. A është kjo fyerje Kombëtare. Çdo të thotë Linda e Parlamentit kur Edi i Surrelit thotë aty fjalët më të turpshme që mund të ketë thënë kush, ç’u thotë grave që dëgjojnë fjalët e tij? Situatë e padurueshme. Sot u detyruam të komunikojmë me FB por kjo do të jetë një gjë e zakonshme në Parlament. Ne kemi fjalën, jemi që Parlamenti të jetë arena e debatit”, u shpreh ai.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


‘Mobilizohuni për protestën e 12 nëntorit’

Berisha thërret në takim 7 kandidatët e primareve për Tiranën