MENU
klinika

"Është ndëshkim për shqiptarët"

Berisha, thirrje SHBA-BE e NATO-s: Mos e mbështesni Ramën!

12.11.2022 - 22:03

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u bëri thirrje Bashkimit Europian, Shteteve të Bashkuara dhe NATO-s që të mos mbështesin Edi Ramën, pasi ai ka dhunuar votën e lirë në Shqipëri.

“Dy fjalë për miqtë, partnerët e Shqipërisë. Opozita shqiptare ka trashëgiminë më të shkëlqyer të bashkëpunimit me ju. Vendet anëtare të BE, vendet anëtare të NATO-s, partneri strategjik i shqiptarëve, SHBA, të gjithë ato që keni ndërtuar, bazuar mbi vlerat që ndani, mbi votën e lirë, mbi lirinë dhe të drejtat e qytetarëve. Kushtetutshmërinë, zbatimin e ligjit” , tha Berisha në fjalën e tij në protestën e opozitës.

“Sot, ju bëj thirrje: mos mbështesni regjimin e Edi Ramës, sepse Edi Rama është armik i votës së lirë të shqiptarëve. Çdo mbështetje për të, është dështim për shqiptarët. Sikundër nga ky shesh, duhet t’ju deklaroj se Shqipëria nuk do ketë kurrë stabilitet pa votën e lirë të shqiptarëve. Stabiliteti dhe vota, stabiliteti dhe besimi, stabiliteti dhe e ardhmja, do jenë të pandara”.

Nderkohe qe Berisha familjarisht eshte i shpallur nga SHBA, Britani ‘non grata’, ndaj duhet e habitshme se si u ben apel atyre qe e ndeshkuan per korrupsion madhor, minim te demokracise dhe shantazhim te drejtesise, qe te heqin mbeshtetjen ndaj Rames.

Shënimi i 80 vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë

Kryeministri Rama homazhe në Varrezat e Dëshmorëve

Dyshimet se pas vrasjes fshihet një grup i strukturuar kriminal

Atentati mafioz ndaj djalit të ish-gjyqtarit, dosja i kalon SPAK!

“Distancohem nga çdo bisedë e kolegut tim me Suel Çelën“

I doli emri në dosje, gazetari reagon nga SHBA