Partia Demokratike ka zbuluar sot gjatë ditës listën me 23 amendamente që do propozojë për ndryshimet në buxhetin 2023.
Lista përmban propozime për uljen e TVSH për produktet e shportës apo heqja e akcizës për birrën.
Pak më parë, grupi parlamentar i PD ka publikuar 14 amendamente që do të propozohen për buxhetin e vitit të ardhshëm.
Ndër propozimet e grupit përfshihen dyfishimi i ndihmës ekonomike, heqjen e TVSH për ushqimet e shportës dhe çmimin e energjisë elektrike dhe rritje e pensioneve.
NJOFTIM I GRUPIT PARLAMENTAR TË PARTISË DEMOKRATIKE
Partia Demokratike ka dorëzuar 14 amendamente në Kuvendin e Shqipërisë për t’u diskutuar ditën e nesërme. Në qendër të amendamenteve kanë qenë familja shqiptare dhe prekja e saj nga kriza.
Lëvizja e grupit të PD në Parlament vjen pasi para disa javësh u diskutua në Kuvend Buxheti i shtetit në të cilin Rama vendosi që t’i sulmonte personalisht deputetët e opozitës dhe jo të ballafaqohej me to me argumente. Gjatë debatit mbi 23 orë në kuvendin e Shqipërisë për buxhetin në parim, opozita argumentoi se buxheti nuk përmbush aspak nevojat e familjeve shqiptare në kohë krize që pritet të prekë xhepat e shqiptarëve.
Amendamentet e dorëzuar deri në orën 10 të ditës së sotme kanë në foksu familjet shqiptare dhe tryezën e bukës së familjeve shqiptare. Siç edhe parashikimet e FMN dhe Bankës Botërore tregojnë, vendi jonë do të goditet nga kriza ekonomike dhe inflacioni pritet që t ëshkojë në 6% për vitin aktual ndërsa rritja ekonoike e vitit të ardhshëm do të jetë më e ulëta në rajon.
Shporta e ushqimeve dhe pijeve jo alkoolike duket se ka goditjen më të rëndë duke shkuar deri në 30% rritje për disa produkte të shportës. Çmimi i bulmetit është rritur, ndërkohë që shqiptarët po preken nga kriza ndërsa 30% e qytetarëve, sipas BB, jetojnë nën 5 USD/ditë.
Duke apsur parasysh që Shqipëria është një nga vendet me fuqinë blerëse më të ulët fokusi i amendamenteve ka qenë ulja e taksave dhe presioni fiskal nga një krah dhe nga ana tjetër rritja e subvencioneve shtetërore për kategoritë në nevojë, shprehet një burim pranë grupit parlamentar të PD.
Fokus kanë pasur gjithashtu edhe shtresat e mbështetura nga PD, si të përndjekurit politikë gjatë periudhës së komunizmit. Burimi shprehet se opozita ka dorëzuar amendamente që i ndihmon dhe ata ndërkohë që është fokusuar dhe në shtresat e tjera.
Sipas amendamenteve, burimi i të ardhurave për qeverinë shqiptare mund të jetë thesi i miliardave që shpenzohen për projektet jo fizibël si PPP-të që janë kritikuar përherë nga FMN dhe Banka Botërore.
BASHKËNGJITUR LISTA E DEPUTETËVE TË CILËT KANË PARAQITUR AMENDAMENTE PËR BUXHETIN SI DHE AMENDAMENTET PËRKATËSE:
Do te prezantojne amendamente deputetet si vijon:
1. Dhurata Cupi (rritjen me 50% të transfertës së pakushtëzuar për bashkitë);
2. Arbi Agalliu (rritjen me 10% të pensioneve me një fond prej 12 miliardë lekë);
3. Helidon Bushati (3-fishimin e fondeve të akorduara për të përndjekurit politikë);
4. Lefter Geshtenja (heqjen e akcizës për gazin e lëngshëm GPL);
5. Eralda Bano (shtimi me 100 mësues ndihmës për fëmijët me aftësi të kufizuara);
6. Orjola Pampuri (rritjen me 20% të fondit të pagave për mjekët dhe infermierët);
7. Zheni Gjergji (dyfishimi i ndihmës ekonomike, me një fond shtesë prej 4 miliardë lekë);
8. Bledion Nallbati (kreditimi i TVSH-së për grumbulluesit e produkteve bujqësore);
9. Saimir Korreshi (zerimi i tatimit për inputet bujqësore);
10. Emilia Koliqi (;
11. Jorida Tabaku (heqjen nga skema e përjashtimeve të TVSH-së për resortet luksoze dhe lojërat e fatit); (heqjen e pagesës së akcizës sipas normës së inflacionit);
12. Dashnor Sula (uljen e TVSH-së për shportën e ushqimeve në 6%);
13. Andia Ulliri (uljen e TVSH-së së energjisë në 6% për konsumatorët familjarë dhe jofamiljarë).
LISTA E 23 AMENDAMENTEVE TË PD