MENU
klinika

"Siç kanë ikur 12 mijë shqiptarë këtë vit"

Blendi Salaj për Dua Lipën: Pasi mori pasaportën, iku në Angli…

30.11.2022 - 10:18

Gazetari Blendi Salaj, përmes një postimi në Facebook, ka reaguar në lidhje me pajisjen e Dua Lipës me pasaportë shqiptare, i cili shkruan të nesërmen pasi mori nënshtetësinë, u largua në Angli, atje ku kanë ikur dhe 12 mijë shqiptarë vetëm këtë vit.

“Më ngjan sikur me ekzaltimin tonë, dikujt që po i rrjedh gjak, i dhurojmë lule në vend se t’ia fashojmë plagët. Shqipëria nuk është ajo që duhet të ishte, as ajo që mund të ishte. Shqipëria nuk ka nevojë për lavdërime por për shërim”, shkruan ndër të tjera gazetari.

Postimi i Blendi Salajt:

Të nesërmen e ditës kur mori pasaportën, Dua Lipa u nis për në Angli, siç kanë bërë 12K shqiptarë vetëm këtë vit.

Me gjithë dashurinë për kombin, flamurin dhe atdhetarët e shquar, ndjej sikur me ngjyrat dhe simbolet që shpalosim, fshehim (mbase padashje) faktin se Shqipëria nuk është aq mirë. Më ngjan sikur me ekzaltimin tonë, dikujt që po i rrjedh gjak, i dhurojmë lule në vend se t’ia fashojmë plagët. Shqipëria nuk është ajo që duhet të ishte, as ajo që mund të ishte. Shqipëria nuk ka nevojë për lavdërime por për shërim. Po ia dhunojmë natyrën, po ia largojmë njerëzit, po ia humbasim shanset. E parp’ Shqipëria do të bëhet, por jo aq kohë sa ligjin ta bëjë i forti injorant, dhe arroganti kokëtrashë por krenar në prapambetjen e vet mendore. Për ta bërë Shqipërinë do duhet të presim deri sa të jenë bërë bashkë ca shqiptarë të tjerë, të arsimuar realisht, “një çetë intelektualësh” siç thoshte At Zef Pllumi. Deri atëherë punë me shumicë do të ketë veç për ata që shesin flamuj.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Dua Lipës iu dha pasaporta për marketing”

Einxhel kërkesë publike lidhur me Dagz: Është nga Kosova

Ndezi Tiranën për 110-vjetorin e Pavarësisë

“Daily Mail”, jehonë koncertit të Dua Lipës


Ja fotografitë që ngritën dyshime

A është fejuar Leonardo DiCaprio?

Është vërtetë drastike!

E keni parë pamjen e re të Zendaya?

E paritura që ndodhi pas zbulimit të diagnozës

Pse Princesha Kate nuk ka treguar se çfarë lloj kanceri ka?