MENU
klinika

"Privilegj i madh i jetës time!"

Braktisi televizionin për parlamentin, reagon për herë të parë Oriela Nebiaj

15.11.2022 - 19:23

Pasi konfirmoi zyrtarisht se do të jetë pjesë e Parlamentit, duke braktisur kështu televizionin, Oriela Nebijaj ka reaguar për herë të parë, duke thënë se është privilegj që ajo të përfaqësojë njerëzit që e besuam dhe e votuan, për të qenë pjesë e Parlamentit.

“Do të jetë privilegji më i madh i jetës time, të përfaqësoj njerëzit që më besuan dhe votuan për të qenë në Parlamentin e Shqipërisë @kqzshqiperi Formulari gati për tu dorëzuar nesër!”, shkruan Nebijaj në rrjetet sociale.

Moderatorja e njohur do të zërë vendin e ish-deputetes demokrate, Grida Duma, e cila la mandatin për t’ju futur botës së televizionit.

Grida Duma do të moderojë emisionin “Top Story” në TCH. Po ashtu edhe Ori Nebijaj që do të marrë vendin e Dumës ka qenë më herët moderator e një emisioni (PërPuthen) në të njëjtin televizion.

Kujtojmë se Nebijaj kandidoi më 25 prill në qarkun e Tiranës, ku mori 5606 vota preferenciale.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN