MENU
klinika

A tregon ndarje?!

Çfarë do të thotë të marrësh “pushim” nga një lidhje?

26.11.2022 - 10:02

Një marrëdhënie ka faza të ndryshme, por nëse së fundmi vetëm grindeni dhe krijoni debate e zënka me njëri-tjetrin nga gjërat tejet të vogla dhe vetëm po jetoni momente të tensionuara, atëherë ka ardhur koha për pushim. Shumë njerëz kanë një koncept të gabuar për sa i përket një pauze në një lidhje, mendojnë se do të thotë ndarje, por jo.

Një psikoterapiste, Parisa Ghanbari, është shprehur se nëse merrni pak pushim nga një marrëdhënie, ajo do të ndikojë pozitivisht dhe do të mund të qetësojë tensionin gjendjes mes jush si dhe debatet reduktohen. Por a nuk jeni kurioz të dini se si funksionon diçka e tillë? Si mund të rezultojë një pushim në diçka pozitive?!

Disa ekspertë janë shprehur se ka disa pika kryesore që duhet të merrni për bazë. Pikë së pari, nëse dëshironi të merrni pak kohë pushim nga partneri dhe lidhje, duhet ta diskutoni dhe flisni hapur këtë gjë me të. Terapistja, Janine Ilsley, ka treguar se marrëdhëniet kanë një natyrë bashkëpunuese dhe nëse njëra palë dëshiron të marrë një pushim, një vendim i tillë duhet të jetë i ndërsjellë. Sipas saj, këtë mendim mund ta shprehë njëri prej partnerëve por vendimi duhet të merret i përbashkët.

Nëse një partner nuk është dakord me pushimin, kjo mund të çojë në ndjenja pakënaqësie për atë partner.

Për të evituar konfliktet që pasojnë më vonë, si dhe ndjenjat e konfuzionit, duhet ta bëni të qartë që në fillim se çfarë dëshironi të thoni me pushim dhe cilat janë kushtet. Ka shumë persona që nuk e kanë problem nëse takohen me njerëz që rinj apo kalojnë kohë me ta, disa të tjerë mund ta quajnë tradhëti. Rasti më i mirë është i Rachel dhe Ross nga seriali i njohur “Friends” ku dyshja kishte vendosur të qëndronte pushim, por patën një keqkuptim shumë të madh që rezultoi në përfundimin e marrëdhënies. Përdorni fjalët e duhura, sepse nëse fraza ‘të marr një pushim’ ka një nënkuptim ndryshe, atëherë mund të krijojë paqartësi nga pala tjetër.

Pra, mos thoni “Dua të marr një pushim nga ne” kur dëshironi të kërkoni hapësirë apo një ndërprerje të shkurtër në marrëdhënie. Përpiquni të shpjegoni se sa e vështirë ka qenë situata dhe se si mund ta rregulloni atë duke tentuar të qetësoheni të dy, kështu dhe partneri nuk do të krijojë mendime të gabuara apo ndarjen. Një prej pikave më kryesore është se duhet të vendosni një ditë për t’u ribashkuar sërish. Kjo bëhet për të parandaluar më shumë stres, pasiguri dhe frikë nga braktisja tek partnerët.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Partnerët mashtrojnë njëri-tjetrin për të ardhurat

Fenomeni i tradhtisë financiare çon drejt ndarjes çiftet


Ja fotografitë që ngritën dyshime

A është fejuar Leonardo DiCaprio?

Është vërtetë drastike!

E keni parë pamjen e re të Zendaya?

E paritura që ndodhi pas zbulimit të diagnozës

Pse Princesha Kate nuk ka treguar se çfarë lloj kanceri ka?