MENU
klinika

Nga vartësi i Ballukut tek mjeku i Nuredin Dumanit

Dalin para GJKKO të arrestuarit për trafikun e drogës

26.11.2022 - 12:31

Dalin këtë të shtunë para togave të zeza të Gjykatës së Posaçme GJKKO të arrestuarit me urdhër të SPAK për laboratorin e përpunimit të kokainës në Fier, në vilën e zyrtarit të PS, Viktor Çervenaku.

Sot zhvillohet seanca për vlerësimin e masës së sigurisë për 10 të arrestuarit që u arrestuan gjatë operacionit të SPAK, DEA dhe policisë shqiptare, në bashkëpunim me disa agjenci ligjzbatuese të huaja.

Gjatë operacionit u vunë në pranga Viktor, Zenel dhe Denilson Çervanaku, Enxhi Ferhati, vajza e Genci Ferhatit, Nikolin Gjolena, Klajdi Kodra, Julian Malaj, Redion Meshi, Bledar Matoshi dhe Marildo Rona.

Viktor Çervanaku punonte aktualisht drejtor në OST, si vartës i ministres Belinda Balluku.

Mes të arrestuarve është njëri nga mjekët që u ndalua pikërisht në kohën kur u plagos dhe më pas u prangos Nuredin Dumani në fundin e marsit të këtij viti.

Julian Malaj mësohet se ka dalë në përgjimet që janë mbajtur prej disa muajsh mbi funksionimin e këtij grupi kriminal.

Ai është mjek dhe u bë i njohur konkretisht kur shkoi në banesën ku strehohej Nuredin Dumani me plagë plumbi duke i dhënë ndihmën e parë, por ai u arrestua dhe u hetua për fshehje të së vërtetës dhe moskallëzim krimi.

Grupi hetimor nuk bën me dije as për rolin e mjekut në këtë grup kriminal, sipas Prokurorisë.