MENU
klinika

Dita Botërore e Filozofisë

Dashuria për dijen

17.11.2022 - 16:59

Dita Botërore e Filozofisë, promovon kulturën intelektuale e debatin filozofik në respekt të dinjitetit e diversitetit. Kjo ditë, e cila kremtohet të enjten e tretë të nëntorit, inkurajon shkëmbimet akademike si dhe thekson rolin e filozofisë në trajtimin e çështjeve globale.

Fjala “filozofi” vjen nga greqishtja dhe do të thotë “dashuri për dijen”.

UNESCO, në Ditën Botërore të Filozofisë, ka renditur pesë objektiva: qasje globale ndaj filozofisë, përdorimi i filozofisë për t’u përballur me sfidat që has njerëzimi, ndërgjegjësimi për rëndësinë e filozofisë, mësimdhënia e filozofisë si një mënyrë për ulur aksesin e pabarabartë dhe nënvizimi i rëndësisë që ka mësimi i filozofisë për brezat e ardhshëm.

UNESCO shpreson se duke vënë theksin tek filozofia, liderët botërorë do të nxiten të punojnë së bashku e të kapërcejnë sfidat e globale siç është migrimi, ndryshimet ambientale dhe inteligjenca artificiale.

Për herë të parë në histori, Dita Botërore e Filozofisë u kremtua, 20 vjet më parë, në nëntor të 2002.

Çfarë u diskutua gjatë takimit në Tiranë më 1989-ën

Refuzimi që Nexhmije Hoxha i bëri Nënë Terezës për një shtëpi bamirësie!

Në 40-të vjetorin e filmit “Proka”

Mbrëmje kinematografike me regjisorin Isa Qosja

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen

“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale