MENU
klinika

'Mund të dënohet deri në 10 vite burg'

Del sot para Gjykatës shqiptari që aksidentoi për vdekje studenten

28.11.2022 - 11:50

26-vjeçari shqiptar, drejtuesi i makinës që përplasi 21-vjeçaren greke duke i shkaktuar vdekjen del sot para Gjyktës së Selanikut, bashkë dhe me një 19-vjeçare, e cila ishte pasagjere në atë mjet, natën kur ndodhi ngjarja e rëndë.

Dy të pandehurit e çështjes, të cilët janë në paraburgim, pritet të dalin në Gjykatën e Selanikut për të pranuar fajësinë.

Avokati i familjes së 21-vjeçares thotë se akuza e ngritur ndaj 26-vjeçarit shqiptar parashikon një dënim deri në 10 vjet burg.

“Pozicioni i familjes është ta akuzojë atë për vrasje nga pakujdesia me keqdashje të mundshme. Nuk është vetëm se e ka braktisur por ka bërë gjithçka për t’u zhdukur, thjesht nuk ka llogaritur kamerat, që fatmirësisht ekzistojnë”, është shprehur avokati.

Kujtojmë se 21-vjeçarja greke ndodhej e shtruar në spital, me plagë të rënda, por e e reja nuk ia doli dot. Ajo u nda nga jeta mëngjesin e së dielës, duke futur në zi familjen e saj. Prindërit vendosën t’i dhuronin organet e saj dhe, siç tha nëna e saj, ” Emmanuela ishte një fëmijë mrekulli dhe kur u largua donte të bënte mrekullinë e saj, të jepte jetë”.

Si ndodhi ngjarja e rëndë?

21-vjeçarja greke, studente, mbeti e plagosur rëndë në orët e para të së martës, kur u tërhoq zvarrë përgjatë rrugës Egnatia, në lartësinë e Kamarës, nga makina që drejtonte 26-vjeçari shqiptar, i cili u largua nga vendngjarja dhe e la të renë në gjendje të rëndë në asfalt.

Që në momentin e parë mjekët bënë përpjekje për ta mbajtur në jetë, por gjendja e saj shëndetësore ishte jashtëzakonisht kritike dhe u shtrua në Repartin e Mjekimit Intensiv, por fatkeqësisht nuk ia doli dot.

Mjaftuan pak orë që i riu të vetëdorëzohej në polici me shenjë pendese ku edhe kërkoi të komunikonte me prindërit e saj. Duke u justifikuar, i riu u shpreh se u largua nga vendi i ngjarjes sepse jetonte në Greqi pa letra. Ndaj tij ka nisur një procedim penale, po ashtu dhe ndaj pasagjeres 19-vjeçare.

Në dëshminë e tij ai tha se ishte i shkatërruar nga kjo ngjarje dhe nëse viktima nuk do kishte tentuar të kalonte rrugën ‘Egnatia’ (aty ku gjeti vdekjen), asgjë nuk do të kishte ndodhur, mjaftonte që e reja të kalonte në vizat e bardha.

26-vjeçari, sipas ndjekjes penale të prokurorit, akuzohet për drejtim mjeti të rrezikshëm me pasojë lëndim të rëndë trupor ( vepër penale), si dhe drejtim mjeti pa leje (kundërvajtje).

19 -vjeçarja (shtëpiake) nga ana e saj përballet me veprën penale të ndihmës në drejtim të automjetit të rrezikshëm me pasojë lëndim të rëndë trupor dhe ndihmë në një aksident trafiku (kundërvajtje).

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Eksperti i sigurisë: Ja si do të përfundojë beteja e Rusisë

SHBA dhe Greqia mbyllin ambasadat e tyre në Kiev

“Kemi lidhur kontratë për t’i mësuar fëmijëve gjuhen shqipe”

Rama prezanton 8 mësuesit e parë në Greqi