MENU
klinika

"Tentuan ta grabisnin dhe një javë më parë"

Dhunuan për vdekje 89-vjeçarin në Mallakastër, flet nipi i viktimës

20.11.2022 - 12:06

Është dhunuar për vdekje 89 vjeçari, Caush Shehaj i cili prej ditës së djeshme ndodhej në spitalin e Fierit ku po mjekohej pas godjteve që kishte marrë nga dy grabitësit Ervis Halimi 22 vjeç dhe Musa Gudo 28 vjeç, të cilët nën kërcënimin e automatikut, i kanë marrë një shumë parash brenda banesës së tij.

Nipi Asqeri Çela ka treguar se 89-vjeçari, Çaush Shehaj ishte grabitur dhe njëherë më parë para 1 jave, por nuk ishte marrë asnjë masë.

“E kam dajë, është rasti i dytë dhe është i njëjti person që ka bërë të njëjtë, ka vajtur policia, mori shenjat e gishtave, dhe nuk u bë gjë radhën e parë, i morën çifte, dhe e vranë. Jetonte me të shoqen, është i sëmurë, fëmijët janë si gjithë dynjaja të larguar. Duam drejtësi, shteti të vërë dorë”, tha ai.

Një i afërm i viktimës ka treguar detaje nga grabitja na Mallakastër. Ai tregon se 89-vjeçari ka rënë pre e grabitjes edhe një javë më parë, por autorët nuk morën asgjë. AI thotë se 2 autorët e kanë masakruar.

“Jetonte me gruan, kishte probleme me gruan, sepse ishte me sklerozë dhe jetonin bashkë në kushte jo shumë të favorshme. Ata jetonin vetëm, i kishin vajtur një javë përpara për t’i vjedhur, kjo ishte hera e dytë, policia nuk mori masa, punoi tërë jetën e tij dhe mblodhi 5 lekët dhe ato 5 lekë ia morën dhe dhunë. Ata mendonin për lekë të madh, po ai i kishte lekët në bankë, ka 4 fëmijë, 3 në Greqi dhe 1 në Francë. Jemi indinjuar, por shteti nëse ka shtet e ligje, të të vrasin në shtëpinë tende. E kanë vrarë në 2 të natës lakuriq, e kanë shëmtuar masakruar nga fytyra, e brinja, nuk i duket mishi fare”, tregon i afërmi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN