MENU
klinika

Ambasadori britanik nga Dibra

“Do të punojmë për përmirësimin e imazhit të Shqipërisë”

24.11.2022 - 12:47

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar Alastair King-Smith dhe Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të dhënave personale Besnik Dervishi zhvilluan dje disa takime në Dibër.

“Dita e transparencës”. Kështu ishte “pagëzuar” takimi i mbajtur në Peshkopi ku të pranishëm ishin drejtues dhe koordinatorë të informimit publik të institucioneve qëndrore në nivel lokal, të prokurorive, policisë, gjykatave, bashkive, etj.

Ambasadori tha se rritja e transparencës është e vetmja mënyrë se si qytetarët do të rrisin besimin te institucionet.

Smith tha se qeveria britanike është duke mbështetur rritjen e transparencës me komisionerin për të drejtën e informimit, me komisionin qëndror të zgjedhjeve për financimin e fushatave elektorale, edhe me mistrinë e turizmit dhe mjedisit.

“Transparenca qëndron në themel të demokracisë. Ajo rrit llogaridhënien dhe siguron informacionin për qeveritarët, atë që qeveria e tyre po bën. Qytetarët kanë të drejtë të shqyrtojnë në procesin e vendimmarrjes. Ato mund ta bëjnë këtë nëse qeveritaret ndajnë dokumente në mënyrë të hapur. Rritja e transparencës është e vetmja mënyrë se si qytetarët do të rrisin besimin te institucionet. Rrethi vicioz mosbesimit të qytetarëve nuk do të thyhet kurrë nëse administrata nuk merr masa të rrisë transparencën. Në këtë fushë qeveria britanike është duke mbështetur rritjen e transparencës me komisionarin për të drejtën e informimit, me komisionin qëndror të zgjedhjeve për financimin e fushatave elektorale, edhe me ministrinë e turizmit dhe mjedisit”, tha ambasadori.

Ndër të tjera ambasadori tha se Britania e madhe dëshiron të forcojë kontributin e saj për Shqipërinë dhe se do te kontribuojë në rritjen e imazhit të Shqipërisë. Fokusi i Britanisë do të jetë veri dhe verilindja e vendit, Dibra dhe Kukësi.

“Britania e madhe dëshiron të forcojë kontributin e saj për Shqipërinë dhe ky vit shënon 100 vjetorin të marrëdhënieve mes Britanisë dhe Shqipërisë. Ky është një shans për të frymëzuar të rinjt. Për të rritur imazhin e Shqipërisë dhe për të krijuat partenritete të qëndrueshme për të ardhmen. Fokusi i përpjekjeve tona do të jenë sidomos në veri dhe verilindje. Dibër, Kukës, etj”, tha ambasadori.

Kërkoi leje për t’u betuar si kryebashkiak i Himarës

Gjykata e Lartë merr vendimin për Fredi Belerin

Arrestohet disa orë pas daljes nga burgu “Buzëderri”!

Sokol Simonati përfitoi nga amnistia, por…

"Të rikthehen koalicionet dhe lista të hapura"

Bylykbashi prezanton qëndrimin për reformën zgjedhore