MENU
klinika

Disa këshilla

Do udhëtosh për festa? Ja ç’duhet të kesh parasysh

26.11.2022 - 10:05

Nuk është sekret që udhëtimet këtë verë ishin më kaotike se vitet e kaluara. Në verë problemet u ndikuan nga mungesa e personelit, duke shkaktuar anulime dhe vonesa të fluturimeve së bashku me bagazhet e humbura dhe një përvojë të përgjithshme udhëtimi të vështirë. Për të lehtësuar stresin rreth udhëtimit gjatë këtij sezoni festash, më poshtë do gjesh disa këshilla.

Një nga këshillat më të rëndësishme është: mos shko më shpejt nga sa duhet. Shumica e kaosit dhe zhurmës në aeroporte shkaktohet nga ky fakt. Njerëzit shkojnë 3 orë ose më shumë përpara.

Është e rëndësishme të shkarkohet aplikacione MyTSA që jep informacion mbi detajet për çdo linjë ajrore.

Një tjetër ide e zgjuar është të mos udhëtosh ditët shumë afër festave. Mund të nisësh pak ditë më herët dhe të kthehesh pak ditë më vonë, që mos të të kapë fluksi.

Mos zgjidh aeroporte të mëdha. Përfito nga rasti zgjidh aeroporte të vegjël pa shumë udhëtarë.

Në fund, mos harroni, kapja e fluturimit të parë, edhe nëse jeni gjumash, do të ishte zgjedhje më e mirë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Bardhësia është kryefjala e kësaj periudhe!

Pesë qytetet me më shumë borë në Evropë