MENU
klinika

"Deti s'është veç peshk e plazh"

Drejtori i portit: Çfarë do bëjmë në Durrës

18.11.2022 - 11:38

Drejtori i Portit të Durrësit, Pirro Vengu ka treguar detaje në lidhje me projektin për portin e ri të qytetit bregdetar. I ftuar në emisionin “Now” në Euronews Albania ai tha se projekti zhvillimor i portit do të zhvillohet në dy faza. Vengu shtoi se deti nuk është vetëm peshk dhe plazh por është horizont zhvillimor.

“Porti aktual tregtar vijon të përmbushë funksionet e tij tregtare deri në zhvendosjen Porto Romano, prandaj projekti zhvillimor i marinës së Durrësit do të zhvillohet në dy faza. Faza e parë është jashtë zonave të përpunimit portual. Deti nuk është vetëm peshk dhe plazh, deti është horizont zhvillimor. Në 17% të kësaj mase është tokë e pashfrytëzuar, jashtë terminaleve, e ndotur prej vitesh. Është një port disa vjeçar. Ka zhvillimi dhe ridimensionim. Aseti më i vyer i shtetit shqiptar janë tolatat e Portit të Durrësit. Ato nuk tjetërsohen, investitori privat ka detyrimin t’i rehabilitojë, t’i përshtasë për funksionet e reja të një porti. Kemi nevojë për anije që qëndrojnë në Durrës. Jo anije që vijnë për të marrë karburant dhe të ikin”- tha ai.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Kush mban përgjegjësi për abuzimin me fonde publike"

Buxheti 2023, Tabaku: Borxhi i fshehur është 1 mld euro

"Hajdut, po kontrollon drejtësinë!"

Debat i ashpër në Kuvend mes Gjiknurit dhe Shehajt


Regjistrimi i rreth 13.000 m2 tokë pa asnjë dokument ligjor në Lalëz

Lihet në qeli ish-kreu i Kadastrës

Dyshohet se ra nga lartësia e një pallati

Tragjike! Humb jetën 10-vjeçari

Zonat ku pritet të ketë edhe dëborë

Nisin reshjet e shiut në të gjithë vendin