MENU
klinika

"Kemi nevojë të pranohemi si rezidentë kudo që jetojmë"

Dua Lipa në Tiranë: Duhet të ndryshojmë stigmën që kanë të huajt ndaj shqiptarëve!

28.11.2022 - 18:16

Në 110-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, këngëtarja me famë botërore Dua Lipa do të performojë sot në mbrëmje në një koncert në sheshin “Skënderbej”.

Pak orë përpara koncertit, në një konferencë për shtyp, Dua Lipa është pyetur mbi deklaratat e ministres britanike për emigrantët shqiptarë që shkojnë ilegalisht drejt Mbretërisë së Bashkuar dhe përfshihen në rrjete kriminale.

Dua Lipa tha se është një fatkeqësi e madhe që shihemi në sytë e politikanëve të huaj në këtë mënyrë.

Ajo shtoi se shqiptarët duhet ta ndryshojnë këtë stigmë, teksa tha se kemi nevojë që të pranohemi si rezidentë të çdo vendi ku jetojmë.

Lipa: Një fatkeqësi e madhe si shihemi ne në sytë e politikanëve të tjerë, janë fjalë të pakëndueshme, mendoj që kemi nevojë me luftu ksenofobinë në botë, është e nevojshme, ne duhet ta ndryshojmë stigmën që kanë njerëzit ndaj shqiptarëve, kjo është ajo që mund të bëjmë. Kemi nevojë të pranohemi si rezidentë të cdo vendi ku jetojmë.

Ajo ka komentuar edhe mungesën e saj në Sunny Hill Festival që u mbajt në Tiranë.

Lipa: Nuk kam performuar në çdo Sunny Hill Festival. Kjo ka qenë dita që kam dashur për të performuar në Tiranë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN