MENU
klinika

Ja si qëndron e vërteta

E rrahën pas batutave ofenduese, flet Albano Bogdo

05.11.2022 - 11:16

Komediani Albano Bogdo ka folur për të herë të parë rreth dhe incidenti të pretenduar në Shkodër ku thuhej se aktori ishte rrahur pas disa batutave të bëra për Rozafën. Bogdo ka mohuar zërat dhe ka treguar sesi qëndron e vërteta e lajmit që mbushi mediat rozë për ditë me radhë. I ftuar në ‘Glamour Zone’ Bogo tha se atë ditë të gjithë kanë qeshur shumë dhe se ai nuk ka bërë asnjë batutë për Rozafën. Ndërsa shtoi me batutë se po ta kishte rrahur njeri do ishte marrë vesh pasi ai nuk do rrinte pa bërë asgjë.

Albano BogdoNuk ndodhi asgjë. Nuk bëra asnjë batutë për Rozafën.

Ester Bylyku: Pra, ti nuk bëre batuta që ata të ofendoheshin?

Albano Bogdo: Kam bërë batuta dhe ata qeshën me lot. Aty ka qenë dhe një television lokal në Shkodër që filmoi të gjithë stand-up. Nuk e kuptoj ku më paskan rrahur. Por të siguroj Ester, që nëse do më rrihte njeri do ta dije, sepse unë nuk rri pa bërë asgjë nëse një njeri tenton të më godas.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Do të kujtoj deri në frymën e fundit”

Ditë zie/ Albano Bogdo humb njeriun e zemrës