MENU
klinika

“Sa shumë po më pyesin..."

Eliona Pitarka, në pritje të ëmbël?

05.11.2022 - 11:10

Aktorja dhe prezantuesja, Eliona Pitarka është kaq shumë e komentuar. Tashmë ajo është pjesë e “MCN” mirëpo Kryefjala.com bën me dije disa detaje të reja lidhur me jetën e saj personale.

Burime për Kryefjala.com thonë se Eliona është shtatzënë. Jo vetëm kaq por burimi thotë se ajo po përpiqet që ta mbajë larg vëmendjes këtë lajm te bukur.

Eliona Pitarka është gjatë gjithë kohës në komunikim me fansat e saj nëpërmjet rrjeteve sociale. Në një bisedë virtuale që ka bërë më herët, ajo ka zbuluar disa detaje nga jeta e saj.

E pyetur se nëse po mendon për fëmijën e dytë, Eliona është përgjigjur se do vijë kur ta ketë shkruar Zoti

“Sa shumë po më pyesin, kur ta ketë shkruar Zoti do vijë…. ne po e presim”- u shpreh ajo.

Ndërsa për pyetjen se cfarë e bën një raport të shkëlqyer me bashëshkortin, Eliona u ndal pak më shumë.

“Komunikimi është gjithçka. Besimi i plotë tek njëri-tjetri, mbështetja maksimale dhe të qenurit ‘fansi’ numër 1 i partnerit/es tënd/e. Të qenurit mbi të gjitha shokë të ngushtë! Mos të konsideruarit njëri-tjetrin si ‘burri’ dhe ‘gruaja’ dhe të ndahen detyrat… por të punuarit në skuadër me njëri-tjetrin për të arritur çdo gjë bashkë.”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Ja fotografitë që ngritën dyshime

A është fejuar Leonardo DiCaprio?

Është vërtetë drastike!

E keni parë pamjen e re të Zendaya?

E paritura që ndodhi pas zbulimit të diagnozës

Pse Princesha Kate nuk ka treguar se çfarë lloj kanceri ka?