MENU
klinika

Hiqet Twitter nga App Store?

Elon Musk ironizon dhe akuzon Apple

29.11.2022 - 14:02

Elon Musk ka akuzuar Apple se ka kërcënuar se do të heqë Twitter nga App Store pa i dhënë arsye platformës së rrjeteve sociale.

Pronari i ri i Twitter tha gjithashtu se prodhuesi i iPhone kishte ndaluar reklamat në Twitter, duke ironizuar se mos Apple e urrente fjalën e lirë.

“Apple gjithashtu ka kërcënuar se do të heqë Twitter nga App Store, por nuk do të na tregojë pse,” shkroi Musk në Twitter.

Në fillim të këtij muaji, Phil Schiller, i cili drejton App Store të Apple, fshiu llogarinë e tij në Twitter, një veprim që menjëherë shkaktoi spekulime se marrëdhëniet e biznesit të Musk me Apple po tensionoheshin.

Udhëzimet e Apple thonë se kompania do të refuzojë aplikacionet “për çdo përmbajtje apo sjellje që ne besojmë se është jashtë standardeve tona.”

Musk, që e ka përshkruar veten si “absolutist të fjalës së lirë”, ka alarmuar reklamuesit të cilët janë të shqetësuar se ai do të lejojë përhapjen e gjuhës së urrejtjes. Shumë emra të mëdhenj të korporatave kanë ndaluar shpenzimet në Twitter.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN