MENU
klinika

“Populli foli”

Elon Musk rikthen llogarinë e ish-presidentit Donald Trump në Twitter

20.11.2022 - 09:26

Pronari i ri i Twitter-it, Elon Musk, ka deklaruar se llogaria e ish-presidentit amerikan Donald Trump është rikthyer në platformë.

Vendimi erdhi pas një sondazhi që Musk organizoi në Twitter në lidhje me rikthimin ose jo të llogarisë së ish-presidentit.

“Njerëzit kanë folur”, shkroi Musk në Twitter, duke thënë se 51.8% e më shumë se 15 milionë përdoruesve të Twitter votuan për heqjen e ndalimit.

Por ish-presidenti amerikan mund të mos kthehet në platformë, duke deklaruar më herët: “Unë nuk shoh ndonjë arsye për këtë”.

Kujtojmë se llogaria e tij u pezullua në vitin 2021 për shkak të nxitjes së dhunës gjatë trazirave në Kapitol.

Menaxhmenti i mëparshëm i Twitter veproi vetëm disa ditë pasi mbështetësit e Donald Trump sulmuan Kapitolin më 6 janar të vitit 2021, ku qindra protestues hynë në kompleks teksa Kongresi priste të certifikonte fitoren e Joe Biden.

Dhuna që pasoi çoi në vdekjen e katër civilëve dhe një oficeri policie.

Menjëherë pas trazirave, llogaritë e Donald Trump në Facebook, Instagram dhe YouTube, të cilat kishin të gjitha dhjetëra miliona ndjekës, u pezulluan gjithashtu.

Disa muaj më vonë, ai lançoi platformën e tij të mediave sociale, Truth Social.

Rikthimi i Trump në Twitter vjen në një moment kyç politik, pasi ai një javë më parë shpalli zyrtarisht kandidimin për zgjedhjet e vitit 2024 në Amerikë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Rifillimin i negociatave të paqes në Lindjen e Mesme

“Jam i vendosur”/ Macron ftesë të hapur për Abbasin