MENU
klinika

“Do ta shohim Serbinë me sytë e Kosovës"

Enkelejd Alibeaj në mbledhjen e dy kuvendeve, thumbon PS

27.11.2022 - 12:34

Deputeti i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj ka thumbuar qeverinë shqiptare gjatë fjalës së tij në mbledhjen e përbashkët të dy kuvendeve.

Ai u shpreh se PD do ta shohë Serbinë gjithmonë me sytë e Kosovës ndërsa shtoi se Ballkani i Hapur e fut çështjen e Kosovës në një rrugë të dyshimtë dhe të paqartë.

“Ju uroj mirësardhjen. PD që në ditën e parë të themelimit të saj në situate ngritje apo rënie ka pasur Kosovën në qendër të vëmendjes. Qëndrimet tona përcaktohen në dy element, miqësia me SHBA dhe interesi i Kosovës. Nuk ka dhe nuk do ketë asnjë qëndrim të PD pa këto dy kolona të panegociueshme në politikën e jashtme. Kosova ka qenë dhe mbetet kryefjala jonë.

Edhe në mosdakordësi të plotë me qeverinë në Tiranë kemi mbështetur çdo nismë në mbështetje të Kosovës. Kemi mbështetur dhe do mbështesim çdo nismë mes dy vendeve tona. Çfarë është mirë për Kosovën është mirë për Shqipërinë. Nuk ka asgjë që bëhet mirë për Shqipërinë nëse ajo nuk i bën mirë Kosovën. PD do ta shohë Serbinë vetëm me sytë e Kosovës. Të drejtën e shpalljes së paqes e ka Kosova dhe kombi i saj. Ne kemi depozituar rezolutë për të dënuar gjenocidin serb në Kosovë dhe jemi ende në pritje të shqyrtimit. Ballkani i Hapur është vlerësuar i papërputhshëm me normat e BE.

Kjo e fut çështjen e Kosovës në një rrugë të dyshimtë dhe të paqartë. Do të japim çdo mbështetje. E dimë që Kosova sot është në përpjekje dhe sfidë të vështirë. PD mbështet institucionet e Kosovës, të gjithë aktorët e Kosovës në këtë sfidën aspak të lehtë. Ftojmë për unitet. Jetike është mbështetja e SHBA dhe BE. E di të dashur vëllezër dhe motra se në shpatullat tuaja qëndron një peshë e rëndë. Por ju nuk jeni vetëm”, deklaroi Alibeaj.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Moment emocionues në prag të 28 Nëntorit"

Mbledhja e përbashkët Shqipëri-Kosovë sjell Bashën në Kuvend


Kërkoi leje për t’u betuar si kryebashkiak i Himarës

Gjykata e Lartë merr vendimin për Fredi Belerin

Arrestohet disa orë pas daljes nga burgu “Buzëderri”!

Sokol Simonati përfitoi nga amnistia, por…

"Të rikthehen koalicionet dhe lista të hapura"

Bylykbashi prezanton qëndrimin për reformën zgjedhore