“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacienti: Era e keqe e gojës (shkaqet) dhe përdorimi i çamçakëzit
Mjeku: Era e keqe e gojës mund të vijë për arsye të ndryshme, që nuk ka të bëjë ndoshta drejtpërdrejt me gojën. Mund të kemi probleme me gjakun, me mëlçinë, me traktin tretës etj. Por nëse i lan dhëmbët dy herë në ditë, nëse përdor një mente, nuk Era e gojesndodh të vijë erë e keqe. Higjiena duhet të jetë absolute.
Fëmijët e kanë ose nga higjiena e keqe, ose nga bajamet. Nëse pyet pediatrin, thuajse çdo fëmijë ka tonsilit dhe bajamet janë vatër shumë e mirë infeksioni. Duke qenë vatër e mirë infeksioni, ka shumë erë. Fëmijët e kanë kryesisht nga tonsilat.
Përdorimi i çamçakëzave
Përdorimi i një çamçakëzi apo një menteje është i rekomandueshëm. Nuk rekomandohet përdorimi i tepërt, sepse lodhet muskulatura e fytyrës, jep dhimbje koke. Kanë të mira, por kanë edhe të këqijat e veta.
I rëndësishëm është përdorimi i fijes dentare. Sot i jepet shumë përparësi në literaturën tonë. Thonë më mirë përdor fillin dentar sesa furçën. Në fakt, studimet kanë treguar se përmes fillit dentar është mundur të gjendet vakti i fundit i disa njerëzve edhe qindra vite pas vdekjes.
Urojmë që njerëzit të fillojnë ta përdorim. Njerëzit që janë me implante, me ura sipër, fillin dentar duhet ta kenë të përditshëm. Nuk ka ndonjë filozofi në përdorim. Do ishte mirë të përdorej pas çdo vakti.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.