MENU
klinika

"Ai ka xhinde, duhet ta shpëtojmë të çlirohet"

Ermal Mamaqit nuk i del ‘e keqja’ me Flavio Qarrin

18.11.2022 - 10:06

Gazetari i njohur, Flavio Qarri ka qenë i ftuar në programin “Natën me Aulonën”. Ai është ndalur tek aktori i njohur Ermal Mamaqi e sidomos tek libri i tij.

Sipas tij, Ermali është ‘mashtrues’ dhe shet sukses pa patur sukses.

“Ermal Mamaqi e shumë të tjerë nuk kanë shitur asgjë, nuk ka prodhuar asgjë, flasin vetëm për moral dhe cfarë? Moral të shesësh cigare, patatina e pije me gaz? Ka shumë shqiptarë të tjerë të suksesshëm dhe nuk marrim mundimin t’i tregojnë askujt se si të jetojnë jetën e tyre….”, tha Qarri ndër të tjera.

Pas një ballafaqimi që patën pak ditë më parë, Mamaqi ka lëshuar një tjetër ironi ndaj Qarrit duke deklaruat se ai ka xhinde dhe se duhet t’i nxirren sa më parë.

“Kam marrë një sfidë me veten time e kam ftuar që të vijë dhe në trajnimet e mia sepse ai djalë ka xhinde, ai djalë ka xhinde atij duhet ti nxjerrin do marrim një ekzorcist ti nxjerrim xhindet dhe ai do të shpëtojë do të çlirohet dhe do të shohë që jeta është e bukur dhe pas natës vjen dita dhe pas dimrit vjen pranvera kështu që sado e tmerrshme mund ti duket kjo gjë ai djalë duhet.

Shiko unë kam zbutur, unë kam thyer gurë e jo më njerëz si Flavio. Padyshim që Flavio është i mirëpritur ta ketë një dhuratë prej meje dhe me puthje.” tha Mamaqi për OraNews.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN