MENU
klinika

Dyshime për ngarkesa kokaine në banane

FBI-ja shqiptare “rrethon” portin e Durrësit

16.11.2022 - 12:11

Sërish kontrolle për drogë në portin e Durrësit. Byroja Kombëtare e Hetimit, strukturat e SPAK, policia e kufirit dhe doganës në bashkëpunim me autoritetet portuale Durrës dhe DVP Durrës janë duke ushtruar prej 1 jave kontrolle në 184 konteniere të importuar në portin e Durrësit

Burimet bëjnë me dije se po kontrollohen ngarkesat në kontenier dhe strukturat metalike të tyre të cilat pjesë janë ngarkuar me banane te kompanise Banaking. Pas ngjarjes së fundit me gjetjen e kokainës në kompaninë “BanaKing”, janë ushtruar kontrolle manuale duke i kaluar kontenierët jo vetëm në skaner, por duke u kontrolluar fizikisht dhe me qentë e stërvitur për të nuhatur lëndët narkotike.

Gjykata e Durrësit ka lënë në burg tre personat e arrestuar dy ditë më parë,  lidhur me sasinë e kokainës të kapur në Portin e Durrësit më datën 03.11.2022.

Gjykata ka vendosur 45 ditë burg për shtetasit Petrit Demishaj, Alban Naziraj dhe Artur Sevdara

Policia gjeti më 3 nëntor, pas një kontrolli në një kontejner të ardhur nga Ekuadori 33.5 kg kokainë.

Kokaina ishte e ndarë në 31 pako, të fshehura mes bananeve.

Ndërsa 1 ditë më vonë, më 4 nëntor, policia bëri me dije se arrestoi Petrit Demishaj., 57 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë administrator i kompanisë që kishte porositur ngarkesën me banane, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, Alban Naziraj, 48 vjeç, banesë në Tiranë, me detyrë operator skaneri, në Portin e Durrësit, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Falsfikimi kompjuterik” dhe Artur Sevdaraj, 48 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë imazhier skaneri, në Portin e Durrësit, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Flasifikimi kompjuterik”.

Ndërsa pronari i kompanisë ‘BanaKing’, Trifon Murataj është shpallur në kërkim.