MENU
klinika

Prej kohësh qarkullojnë thashetheme...

Fifi dhe Adisi në pritje të fëmijës së tyre të parë së bashku?

28.11.2022 - 12:13

Kur do të bëhet nënë për herë të parë, Filloreta Raçi? Kësaj pyetje i është përgjigjur vetë këngëtarja në një bisedë virtuale që ka realizuar me ndjekësit e saj në Instagram.

“Kur t’i vijë koha,”-i është përgjigjur Fifi pyetjes së ndjekësit/ndjekëses.

Mirëpo “Panorama”, raporton se miqtë e afërt të dyshes kanë zbuluar se këngëtarja nga Kosova është në pritje të ëmbël.

Në fakt, prej disa javësh ky thashethem është vërtitur mes lajmeve, por edhe miqtë e tyre edhe vetë artistja ka zgjedhur të mos reagojë, duke lënë kështu edhe më shumë shkak për të folur rreth pritjes së saj të ëmbël.

Por një tjetër fakt që duket se konfirmon atë që miqtë e artistes thonë është edhe një tjetër përgjigje në “Instagramin” e saj.

“Ky është nëntori më i lumtur i jetës sime, besoj nëntori tjetër do të jetë edhe më i bukur”, është shprehur Fifi, duke na lënë të kuptojmë shumë rreth kësaj eksperience të re për të.

Fifi dhe Adisi kanë qenë në së bashku së fundmi në festën e Xhensila Myrtezajt. Në të njëjtën festë ka qenë edhe ish-bashkëshortja e Adisit, Adrola Dushi.

Pak dihet rreth qëndrimit që kanë mbajtur protagonistët e kësaj historie, duke qenë se kanë qenë në një ambient, por më herët si Fifi ashtu edhe Adrola kanë folur me respekt ndaj njëra-tjetrës, duke treguar për një marrëdhënie të shëndoshë.

Dyshimi për një shtatzëni të Fifit u shtua kur artistja nisi të bëjë deklarata publike për dasmën. Këngëtarja e njohur nga Kosova, Fifi, ka surprizuar jo pak me një deklaratë të bërë në rrjetet sociale, duke lënë të kuptohet se ajo dhe partneri i saj, Adis Patushi, po mendojnë të hedhin një hap të rëndësishëm siç është martesa.

Edhe pse nuk kanë ende një vit bashkë, Fifi është shprehur se ka gjetur më në fund dashurinë e vërtetë dhe është më e lumtur se kurrë më parë. Së fundmi, këngëtarja i ka bërë një thirrje publike këngëtarit të njohur Labinot Tahirin.

“Kur të martohem vëlla dua të më këndosh në dasmë”, shkruan Fifi në një postim në “Instastory” gjatë një prej koncerteve të tij.

Pak javë më parë, teksa mori pjesë në një dasmë, Fifi ka publikuar një video në rrjetet sociale dhe në urimin e saj për çiftin ajo ka shtuar: “Urime! Mas juve Inshallah”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Më kanë vjedhur një këngë"

Fifi tregon prapaskenat e industrisë muzikore

Tregon ç’do të bënte ndryshe

A do të hynte Fifi sërish në “Big Brother”?


Ja fotografitë që ngritën dyshime

A është fejuar Leonardo DiCaprio?

Është vërtetë drastike!

E keni parë pamjen e re të Zendaya?

E paritura që ndodhi pas zbulimit të diagnozës

Pse Princesha Kate nuk ka treguar se çfarë lloj kanceri ka?