MENU
klinika

"E votuat si deputet…!"

“Foltoret”/ Berisha hap fushatën e Belind Këlliçit për përzgjedhjen në primare

05.11.2022 - 22:40

Kreu i PD Sali Berisha, ka nisur ‘foltoren’ me banorë të Kombinatit, Astirit dhe Unazës. Në fokus të këtij takimi, janë rritja e çmimeve, kriza ekonomike, zgjedhjet vendore.

“Unë dua t’u shpreh mirënjohjen më të pakufishme, ju banorëve të Astirit për qëndresën heroike ndaj padrejtësisë më të madhe që një qeveri mund të bëjë, ndaj qytetarëve të vendit.

Rrënimit të banesave të tyre, kryekëput për interesa të grupeve trafikante më të fuqishme të vendit, për interesa të politikanëve të lartë të lidhura me këto grupe. Ju dëshmuar shpirtin e pamposhtur.

Unë shpreh mirënjohje ndaj banorëve të Kombinatit që në zgjedhjet e fundit parlamentare votuan PD , kandidatin e saj më shumë se herë të tjera, zotin Belind Këlliçi.

Sot takohemi në një moment të rëndësishëm për PD dhe për vendit, për demokracinë shqiptare,. Takohemi në një kur PD sot forcë politike opozita zotohet në dy veprimtari të rëndësishme, e para në një protestë të fuqishme të paparë ndonjëherë në Tiranë sepse kurrë në 30 vite ju banorë të Kombinatit, Astirit , Tiranës dhe mbarë Shqipërisë nuk keni pasur në krye të qeverisë një armik të identitetit tonë kombëtar’, tha ai.

Me sa duket Berisha ka zgjedhur pikerisht “foltoren” e pare ta zhvilloje ne Kombinat, Unaze dhe Astir, ne zonen ku ka dale deputet Belind Këlliçi, njeri nder kandidatet e primareve per te dale kandidat per kryetar bashkie ne Tirane. Nje mbeshtetje e hapur kjo per Kelliçin.