MENU
klinika

Çfarë ndodhi në parlament

FOTO /Seanca maratonë, debate e kaos në parlament për ‘fjalën e lirë’

24.11.2022 - 12:11

Seanca që pritet të jetë maratonë, ka nisur me debate e replika të forta në parlament, akuza e kundër akuza për portin e Durrësit dhe buxhetin.

Opozita ka kërkuar po kështu t’i jepet fjala dhe kanë protestuar siç thanë ata për “fjalën e lirë” dhe pasi kreut të PD-së nuk i është lejuar t’i përgjigjet kreut të grupit të PS-së Taulant Balla, deputetët e opozitës kanë rrethuar foltoren. Pas tyre dhe punonjësit e Gardës.









Kryeministri Rama ka qëndruar në vendin e tij, e teksa Berisha i drejtohet me gisht, ai mban fytyrën mes duarve. Më tej shihet teksa pi kafen, një ritual i zakonshëm i tij në seancat plenare.

Foltorja vijon të jetë e rrethuar dhe deputetët e PD vazhdojnë seancën nëpërmjet rrjeteve sociale. (Fotot: LSA)

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Deputetët e opozitës “pushtojnë” foltoren

Tension në seancën plenare, Nikolla nuk i jep fjalën Berishës

"Jashtë, shko në Prokurori se je i akuzuar për vrasje"

I rrethuar nga Garda dhe live në ‘FB’, Berisha akuza Taulant Ballës

"Do rrimë këtu non stop 24 orë" (Replikat me deputetët e PS)

Berisha paralajmëron qëndresë në Parlament