MENU
klinika

Botërori 2022, Grupi D

Franca humb por kalon si e para, e dyta del Australia

30.11.2022 - 19:07

Franca humb ndeshjen e fundit në grup, por nuk ka dramë për kampionët e botës, të cilët kaluan si kokë grupi me dy fitoret e para. Gjelat u mundë 1-0 nga Tunizia, e cila shpresoi në një barazim në sfidën tjetër, por nuk ishte e thënë.

Franca e nisi ndeshje me formacionn të dytë, duke ulur në stol të gjithë yjet. Për pasojë, nuk ishte ajo skuadër e dy ndeshjeve të para. Madje Tunizia arrin të shënojë në minutën e tetë me anë të Ghandri, por festa zgjat pak pasi goli ndalet për një pozicion jashtë loje. Vetëm një rast në pjesën e parë nga Franca, kur Coman në minutën e 25-të i vetëm në zonë gjuan keq.

Loja e dobët e francezëve vijon edhe në pjesën e dytë dhe nga kjo përfiton Tunizia që shënon në 58’ me Khazri, i cili edhe dëmtohet. Më pas trajneri Deschamps fut në lojë artilerinë e rëndë, Mbappe, Rabiot, Griezmann dhe Dembele.

Franca insistoi deri në fund për të shmangur humbjen. Griezmann arrin të shënojë në minutën e fundit shtesë, por pas rishikimit të VAR arbitri e anulon. Gjithsesi, Tunizisë nuk i vlen fitorja për të kaluar më tej.

Ajo që kualifikohet si e dyta ishte Australia, që mposhti 1-0 Danimarkën. Dy fitore radhazi nga 1-0 e ngjisin kombëtaren australiane me 6 pikë, aq s Franca, por me golaverazh më të dobët Danimarka pati mundësi më të mira në pjesën e parë.

Sfida u ndez që në minutën e 11-të, Jensen godet topin por ndalet nga portieri Ryan. Australianët në aksionet e tyre shkonin mirë deri në zonën e danezëve, por munoi konkretizimi.

Nordikët patën edhe dy mundësi në fundin e fraksionit të parë, por jo gol. E dyta është më e ekuilibruar. Por ndërsa pritej goli i danezëve, janë australianët që shënojnë me Leckie në 60’. Danezët u përpoqën të përmbysnin, po nuk ia dolën, Australia mbrojti fort fitoren deri në fund.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Argjentina-Poloni, sfida brenda sfidës

Messi apo Lewandowski? Të dy së bashku kanë 1434 gola…