Të paktën 59 emigrantë rezultojnë të humbur pas fundosjes së një anije në orët e para të së martës në gjirin e Evia-s, Greqia qendrore.
Sipas raportimeve të mediave në vend, Roja Bregdetare Greke ka nisur një operacion masiv për gjetjen e të zhdukurve që ndodheshin në anijen që po udhëtonte Smyrna-s në bregun perëndimor të Turqisë.
Deri më tani, nëntë persona janë shpëtuar, të cilët u thanë oficerëve grekë se mjeti lundrues mbante 68 persona nga Afganistani, Egjipti dhe Irani.
Sipas një njoftimi zyrtar të rojës bregdetare, operacioni filloi pasi një sinjal alerti u dërgua nga pasagjerët në anije në linjën e 112.
Përpjekjet e shpëtimit po pengohen nga kushtet e pafavorshme të motit, me erëra të forta.