MENU
klinika

Dëshirë apo tratativë konkrete?

Gazetari trazon Premier League: CR7 tek Arsenal!

22.11.2022 - 22:11

Manchester United njoftoi këtë të martë për shkëputjen e kontratës me Cristiano Ronaldon. Pas shkëputjes së kontratës, sulmuesi portugez nga tani ka mbetur edhe lojtar i lirë.

Teksa pritet të mësohet e ardhmja e tij, tashmë kanë filluar edhe spekulimet rreth për skuadrën e re. Piers Morgan, gazetari që realizoi intervistën “bombë” me Ronaldon javë më parë, ka bërë një postim në “Tëitter” që gjithashtu ka marrë vëmendjen e të gjithëve.

“Koha për Fazën 2”, ka shkruar Morgan, teksa ka publikuar një fotografi me 37-vjeçarin. Fotografia është e shkëputur nga një intervistë e mëhershme, kur Morgan ia kishte dhuruar Ronaldos një fanellë të personalizuar të Arsenalit. Morgan njihet si tifoz i flaktë i klubit londinez.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Kjo nuk do të ndryshojë”

Reagimi i Ronaldos pas largimit nga United