Një ditë më parë u bënë publike emrat e tre personazheve te njohur që do të jenë banorë të edicionit të parë të “Big Brother Vip Kosova”.
Reperi Getinjo, aktorja Shota Baraliu dhe këngëtari Art Abazi ishin tre konkurrentët e parë sipas “Telegrafi-t”. Në lidhje me këtë lajm së fundmi ka reaguar Getoar Aliu (Getinjo), i cili shprehet se kjo nuk është e vërtetë.
“Domethënë “Telegrafi” e di dhe unë nuk e di,”-shkruan reperi në Instastory.
Me këtë deklaratë Getinjo hedh poshtë pjesëmarrjen e tij në reality-show-n.
“Big Brother Vip Kosova” ka bërë tashmë të ditur edhe datën e fillimit të edicionit të tij të parë. 5 DHJETOR-i – është data kur do të nisë reality-show i shumëpritur. Tjetër informacion që dihet tashmë është edhe është se programi do të moderohet nga Alaudin Hamiti dhe Jonida Vokshi. Ndërkaq në poltronat e opinionistëve do të jenë Olti Curri dhe Tuna.
Disa kohë më parë u konfirmua se ajo që e mbante peng “BBVK” të fillonte ishte shtëpia, punimet e së cilës akoma nuk kishin përfunduar.
E ftuar në një intervistë moderatorja Jonida Vokshi u shpreh se shtëpia e “Big Brother Vip Kosova” është drejt fundit, ka mbetur vetëm të vendoset data e nisjes së transmetimit. Organizatorët edhe atë e vendosën dhe do jetë pikërisht e hëna e parë e muajit dhjetor.