MENU
klinika

I shpëtoi atentatit tre muaj më parë

Gjendet i pajetë 45-vjeçari në Kuçovë

06.11.2022 - 15:10

Tre muaj pasi i shpëtoi një atentati pranë pragut të derës në Kuçovë, Admir Bejo është gjetur i vdekur në banesën e tij.

Bejo njihej brenda qytetit si përdorues droge, madje pikërisht për këtë arsye Bejo merrte para borxh ndaj njerëzve që nuk i njihte. Policia e Beratit dyshon se Bejo ka ndërruar jetë nga mbidoza.

Trupi i pajetë i 45-vjeçarit është transportuar në Morgun e Spitalit Rajonal të Beratit, ku autopsia mjeko-ligjore përcaktoi si shkak të vdekjes “trompozën në mushkri e zemër”.

Admir Bejo ishte përdorues i rregullt i lëndëve narkotike, e për këtë arsye dyshohet se u merrte lekë borxh njerëzve që njihte. Por, nuk dihet nëse shkak i plagosjes ka qenë kjo arsye. Në 2007, ai së bashku me të vëllanë, Ilija Bejon kanë tentuar që të vrasin 2 vëllezërit Ardian Kundja dhe Saimir Kundja. Vëllezërit Bejo kanë qëlluar disa herë në drejtim të tyre dhe duke menduar se i lanë të vdekur, janë larguar mirëpo vëllezërit Kundja i shpëtuan atentatit. Aso kohe është folur se shkak i konfliktit ka qenë një vajzë që bashkëjetonte prej me shume se një viti me Ilia Bejon.