MENU
klinika

Por pse?!

Gjenerata Z dëshiron t’i zhdukë nga përdorimi këto emoji

26.11.2022 - 09:07

Emoji-t priren të kenë kuptime të fshehura që kanë krijuar konfuzion midis brezave, sipas Keith Broni, kryeredaktor i faqes Emojipedia.

“Emoji me gishtin lart dhe ajo me buzëqeshjen e fshehtë, janë disa nga emoji-t që Gen Z dëshiron që njerëzit të ndalojnë përdorimin”, shpjegoi ai.

Njerëzit nga brezat e rinj po përpiqen të shmangin emoji-t me gishtin lart, pasi e shohin atë si pasiv-agresiv dhe një përgjigje dembele.

Një tjetër emoji që Gen Z e konsideron pak “pak pasiv-agresiv” është fytyra me buzëqeshje të lehtë. Broni sugjeron përdorimin e një emoji më ekspresive në vend të kësaj.

Të rinjtë priren të përdorin me ironi emoji-n me gishtin lart, gjë që shkakton keqkomunikim midis brezave, veçanërisht në vendin e punës.

Një sondazh i kohëve të fundit sugjeroi që njerëzit midis moshës 16 dhe 29 vjeç besojnë se ju jeni “zyrtarisht i vjetër” nëse përdorni emoji të caktuara, duke përfshirë gishtin e madh lart, zemrën e kuqe, etj.

Sidoqoftë, Broni sugjeron që, për të shmangur keqkuptimet, është më mirë që emoji-t të shmangen.

Ndikimi i çuditshëm i emoji-ve

Një studim i fundit i kryer nga Adobe sugjeron që emoji-të që japin një puthje me zemër, buzëqeshjen e rrethuar nga zemra dhe emoji me sy me zemra mund t’ju bëjnë më të pëlqyeshëm.

Ndërsa disa emoji mund të shihen si pasive-agresivë, të tjerët kanë zhvilluar nënkuptime seksuale. Emoji i patëllxhanit, pjeshkës, pikat e ujit dhe fytyra e qeshur e djallit kanë të gjitha konotacione seksuale dhe nuk duhet të përdoren jashtë kontekstit.

Burimi: NY Post

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


I prisnim prej kohësh

‘Emoji’-t e reja po vijnë