MENU
klinika

Para ndeshjes me Japoninë

Gjermania denoncon censurën e FIFA-s me gojën “kyçur”

23.11.2022 - 15:52

Gjermania e nis Botërorin 2022 kundër Japonisë. Dhe çfarë mungon? Shiriti i kapitenit “One Love” rreth krahut të Manuel Neuer. Në vend të kësaj, si kapiteni i Anglisë, Harry Kane përpara tij, ai mban shiritin zyrtar të FIFA-s. Mbishkrimi mbi të: “Stop diskriminit”.

Në orën 13:53, Neuer hyn në fushë duke mbajtur shiritin e detyrueshëm të kapitenit në krahun e majtë, por gjysmë i fshehur nga mëngët e fanellës së portierit gjerman. Një foto nga kabina gjermane e postuar në Twitter përmes llogarisë zyrtare të Kupës së Botës kishte treguar më parë se Neuer, siç pritej, nuk do të bënte disidentin ndaj FIFA-s.

DFB dhe gjashtë skuadrat e tjera evropiane që donin të jepnin shembull për të drejtat e njeriut me iniciativën në Kupën e Botës u dorëzuan nën presionin e FIFA-s dhe deklaruan heqjen dorë. Gjithsesi, kombëtarja gjermane reagoi para ndeshjes. Të gjithë lojtarët mbuluan gojën me dorë për foton para ndeshjes.

Me siguri është një aludim për vendimin e FIFA-s, të cilin presidenti i DFB, Bernd Neuendorf më pas e përshkroi si “censurë”. “Mbyllni gojën në vend që ta hapni atë”, e tillë duket sikur është kjo “deklaratë” e heshtur e futbollistëve të Gjermanisë para ndeshjes inauguruese të tyre në “Katar 2022”. Të na mohosh shiritin ‘One Love’ në krah është njësoj si të na mohosh zërin. Ne qëndrojmë në pozicionin tonë”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN