MENU
klinika

"Flisnin mirë greqisht, por ishin të huaj"

Grabitet nënkryebashkiaku grek, i marrin 200 mijë euro

19.11.2022 - 12:31

Momente dramatike ka përjetuar nënkryetari i bashkisë së Kifisisë, Yiannis Panteleakis kur grabitësit kanë hyrë në shtëpinë e tij për rreth një orë. Panteleakis, duke folur për Alpha, tregoi se katër persona me kapuç thyen derën e dhomës së tij të gjumit. E pasi hynë brenda, e sulmuan.

“Më hodhën kompjuterin nga duart, më kërkuan të bëja atë që më thoshin, ti respektoja dhe nuk do më ndodhte asgjë.”

Në lidhje me autorët, ai tha se ata flisnin shumë mirë greqisht, por dukej se ishin me origjinë të huaj, pasi e folura e tyre ishte pak e çalë.

Grabitësit e çuan atë, dy vëllezërit dhe ndihmësin e familjes në një nga dhomat e shtëpisë, madje i kishin ofruar edhe ujë për të pirë.

“Kasafortën e kanë gjetur vetë se nuk i kemi thënë ne. Dhe sapo e gjetën, thirrën njërin prej nesh për ta hapur. Nga njëra anë ju kërcënonin, por nga ana tjetër përpiqeshin t’ju qetësonin,”– tha ai.

Në fund, grabitësit kanë zbrazur kasafortën duke marrë 200 mijë euro.

Forcat zjarrfikëse në luftë me flakët (Video)

Greqia e izoluar nga zjarret prej tre ditësh

“Shqiptarët i duan dokumentet tona, për të ikur në Angli”

Grekët të shqetësuar: Po krijohen mungesa të mëdha fuqie punëtore

Si u tentua vrasja e dy deputetëve shqiptarë në Athinë

Media greke lëshon bombën: Beleri i lidhur me MAVI!