MENU
klinika

Grevë e përgjithshme për t’i kërkuar qeverisë masa kundër krizës

Greqia ngrihet kundër shtrenjtimeve

09.11.2022 - 13:06

Prej orëve të para të mëngjesit, Greqia është paralizuar nga një grevë e përgjithshme 24 orëshe që kanë shpallur sindikatat e sektorit privat GSEE,të atij shtetëror ADEDY, Qendrat e Punëtorëve të Athinës, Selanikut dhe qyteteve të tjera si dhe sindikata që mbështet Partinë Komuniste greke PAME.

Probleme do të ketë në mbarë vendin sa i përket transportit publik në të gjitha qytetet , transportit ajror, taksitë e Athinës gjithashtu nuk do punojnë . Në grevë merr pjesë edhe Federata Panhelene Detare, ndaj anijet e të gjitha kategorive do të jenë të ankoruara në gjithë portet e vendit.

Gjithashtu, në grevën 24-orëshe do të marrin pjesë nënpunësit e administratës shtetorëre, të prefekturave dhe bashkive, të shërbimeve publike, ata të tatim-taksave, mësuesit , mjekët në spitalet publike që do të funskionojnë me personel sigurie ,mediat e vendit do të heshtin.

Tubime masive do të zhvillohen në të gjitha qytetet kryesore të vendit. Në Athinë mitingjet janë paralajmëruar në orën 11.00 në sheshin Klathmonos dhe në orën 10.30 në Propylaia.

Sipas sindikatave, qytetarët përpiqen të mbijetojnë mes shtrenjtësisë që ka gjunjëzuar familjet e tyre dhe kushteve të vështira të punës.

Ata kërkojnë nga qeveria Mitsotakis “masa thelbësore kundër shtrenjtësisë mes rritjes së madhe të kostove të energjisë, inflacionit të shfrenuar dhe rritjes së çmimeve të artikujve kryesorë të shportës “.

Në të njëjtën kohë, ata kërkojnë rritjen e pagës minimale dhe rivendosjen e kontratave kolektive në të gjithë sektorët, uljen e kostos së energjisë dhe vendosjen e çmimeve tavan për korrentin dhe gazin natyror, heqjen e akcizës dhe TVSH-së për naftën, benzinën, gazin natyror dhe energjinë elektrike, rritje të konsiderueshme të pagave dhe pensioneve etj.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


REL: Kush kujt do t’ia ndalë i pari gazin?

Kriza e energjisë imponon rend të ri në Evropë


Eksperti i sigurisë: Ja si do të përfundojë beteja e Rusisë

SHBA dhe Greqia mbyllin ambasadat e tyre në Kiev

“Kemi lidhur kontratë për t’i mësuar fëmijëve gjuhen shqipe”

Rama prezanton 8 mësuesit e parë në Greqi