MENU
klinika

Aksident në Durrës

Gruaja humb kontrollin e makinës, “mësyn” butikun e rrobave

15.11.2022 - 12:52

Mëngjesin e sotëm një aksident ka ndodhur në lagjen 16 në qytetin e Durrësit.

Siç shihet nga pamjet automjeti ka dalë nga rruga dhe është përplasur në hyrjen e një dyqani, pranë rrugës Hysen Mushketa.

Mjeti drejtohej nga një shtetase, e cila ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur në dyert e një butiku rrobash.

Sipas informacioneve kjo shtetase nuk posedonte leje drejtimi.

Fatmirësisht nuk pati persona të lënduar, ndërkohë që policia ka shkuar në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e plotë të ngjarjes.

Foto- Aksident në Durrës/ Gruaja humb kontrollin e makinës,

 

Foto- Aksident në Durrës/ Gruaja humb kontrollin e makinës,