MENU
klinika

Eurobondi

Ibrahimaj: Shqipëria merr 500 mln euro në tregjet e huaja

03.11.2022 - 13:30

Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj deklaroi gjatë raportimit në Komisionin e Ekonomisë, se në vitin 2023, pritet dalja e shtetit shqiptar në tregjet ndërkombëtare me një Eurobond me një vlerë 500 milionë euro, por vetëm nëse tregu është i favorshëm me normat e kthimit dhe afatin e maturitetit.

Ibrahimaj tha se nevoja për financim pritet të jetë 55 mld lekë, nga ku 25 mld do të vijnë nga huamarrja e brendshme.

‘Për vitin 2023 në skenarin bazë, nevoja për financim neto 55 mld lekë, 25 mld nga këto do mbulohen nga huamarrja e brendshme, pjesa tjetër 30 mld përmes financimit nga tregjet e huaja, Eurobondit dhe mbështetjeve buxhetore. Në vitin 2023, Eurobond i ri me vlerë minimale 500 mln euro. Ne gjithashtu planifikojmë të bëjmë menaxhim të detyrimeve, blerja mbrapsht e një eurobondit ekzistuese 250 mln euro, që do të maturohet në vitin 2025, ai i emetuar në 2018, çka do reduktoj riskun e emetimit të borxhit të vitit 2018. Kjo nuk kushtëzon normalitetin e zhvillimit buxhetor. Puna ka nisur dhe gati për të dalë në treg për Eurobond në fillim të 2023, kjo do realizohet vetëm nëse kushtet do jenë efikase.

Dalja në eurobond do të bëhet vetëm nëse kushtet e tregjeve do jenë të qëndrueshme. Duke ditur pasiguritë e larta që mund të kenë tregjet financiare, ministria e Financave dhe qeveria ka kohë që po shtyjnë përpara materializimin e një mbështetje buxhetore me Bankën Botërore me vlerën potenciale deri në 120 milionë euro e cila do të shtohet në të njëjtën vlerë dhe nga agjencia franceze për zhvillim. Financimi në skenarin bazë është thuajse i sigurtë pavarësisht nëse do dalim në eurobond. Në skenarin pessimist, parashikohet dhe mos dalja në treg. Linja rezervë, alokimi i monedhës SDR, që Shqipëria ka nga FMN në dispozicion që në kohën e pandemisë, vlerë 180 mln euro, që MFE e ka mbajtur për raste vështirësie të buxhetit”, u shpreh ministrja.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Sinjal besimi në rritje

Banka Botërore vlerëson eurobondin

Arsyet pse ishte sukses

Eurobondi i tretë si provë pjekurie