MENU
klinika

Flet për mëmësinë dhe partnerin

Ilda Bejleri rikthehet pas një pauze të gjatë në ekran

17.11.2022 - 11:29

Ilda Bejleri është rikthyer pas disa kohësh mungesë në ekran, por kësaj radhe si mamaja e një vajze të vogël.

Pas lindjes së bebit, daljen e parë publike moderatorja e bëri në Goca dhe Gra, ku tregoi shumë detaje nga periudha e shkëputjes nga ekrani.

Ajo shprehet se e ka të vështirë të ndahet nga vajza, duke qenë se ka kaluar vetëm tre muaj që nga lindja.

Shtatzënia do kohën e vet. Kështu që të paktën në ekran nuk kam dalë sepse kam pritur të vijë edhe në formë. Në sensin që edhe të marr kohën time se edhe nga vajza nuk ndahem dot se është ende herët vetëm tre muaj”, u shpreh Ilda.

Ilda nuk ka preferuar asnjëherë të flasë për jetën private dhe megjithëse prej dy vitesh kishte pranuar që ishte e dashuruar, por nuk na tregoi asnjëherë cili është mashkulli që i ka rrëmbyer zemrën.

Profili i tij mbetet ende i panjohur për publikun.

Gjatë kohës si prezantuese sportive, nëpër media Ilda është përfolur shpeshherë për lidhje të mundshme me futbollistë. Dhe për partnerin aktual pati një aludim të tille por një intervistë ajo foli për partnerin aktual, duke mohuar që ai të ishte futbollist.

“Nuk mund të them kurrë që s’mund të jem në një lidhje më një futbollistë. Por nuk e di pse gjithmonë duan të më lidhin me ta. Nuk ka lidhje profesioni, por njeriu që do zgjidhja. Partneri im aktual nuk është futbollist”-tha ajo.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Zbulohet emri që ka zgjedhur për vajzën

Ilda Bejleri bëhet nënë për herë të parë