09.11.2022 - 13:18
Gjykata e Sarandës ka dënuar me 5 vite e 4 muaj burg ish-efektivin e forcave “Shqiponja” , Lavdosh Metaj.
Vendimi është dhënë nga gjyqtarja Suela Xhani, me 8 vjet heqje lire, por në aplikim të gjykimit të shkurtuar i është ulur 1/3 e dënimit duke u dënuar përfundimisht me 5.4 vite.
Metaj u arrestua më 12 qershor 2021 pas një operacioni anti-drogë në jug të vendit.
Gjatë arrestimit të tij, kontrolli personal dhe ai në banesë i zbuloi 166.6 gram kokainë, 350 euro, 21 mijë lekë të reja dhe 3 celularë.
Ai u dënua për shpërndarje të kokainës.
Në profilin e tij në Instagram, tregohet një jetë luksoze që duket se mundësohej nga paratë e drogës.