Trajneri i Italisë, Roberto Mannini, ka grumbulluar 31 futbollistë për ndeshjet miqësore të muajit nëntor, ndaj Shqipërisë dhe Austrisë. Tekniku i të kaltërve nuk ka kursyer emrat e mëdhenj, duke ftuar lojtarët të cilët në këto momente cilësohen si shtyllat e grupit.
Kështu, në listë janë emrat më të njohur si Donnarumma, Verratti, Bonucci, Barella, Tonali apo edhe Chiesa i sapokthyer nga dëmtimi. Por nuk mungojnë edhe emra të rinj, mes të cilëve Fagoli dhe Mirante të Juventus, apo Pafundi i Udineses.
Ndeshja Shqipëri-Itali zhvillohet më 16 nëntor në stadiumin “Air Albania” të Tiranës në orën 20:45. Tri ditë më vonë kuqezinjtë do të presin Armeninë në po këtë impiant.
Lista
Portierë: Gianluigi Donnarumma (Paris Saint-Germain), Alex Meret (Napoli), Ivan Provedel (Lazio), Guglielmo Vicario (Empoli);
Mbrojtës: Francesco Acerbi (Inter), Alessandro Bastoni (Inter), Leonardo Bonuçi (Juventus), Giovanni Di Lorenzo (Napoli), Federico Dimarco (Inter), Emerson Palmieri (West Ham), Federico Gatti (Juventus), Pasquale Mazzoçhi (Salernitana), Giorgio Scalvini (Atalanta), Rafael Toloi (Atalanta);
Mesfushorë: Nicolo Barella (Inter), Bryan Cristante (Rome), Nicolo Fagioli (Juventus), Davide Frattesi (Sassuolo), Fabio Miretti (Juventus), Matteo Pessina (Monza), Samuele Ricci (Torino), Sandro Tonali (Milan), Marco Verratti (Paris Saint-Germain);
Sulmues: Federico Chiesa (Juventus), Wilfried Gnonto (Leeds), Vincenzo Grifo (Friborg), Simone Pafundi (Udinese), Matteo Politano (Napoli), Giacomo Raspadori (Napoli), Gianluca Scamaça (West Ham), Nicolo Zaniolo (Roma).