MENU
klinika

Përkujtohet luftëtarja Shote Galica

“Jeta pa dije është si një luftë pa armë”

10.11.2022 - 11:46

Më 10 nëntor 1895, u lind në Drenicë, Shote Galica.

Ajo bë krahu i djathtë i bashkëshortit të saj, Azem Bejtës, i njohur si Azem Galica, ndërsa e vazhdoi luftën edhe pas vdekjes së tij, duke mos e hequr pushkën nga dora.

Emri i saj i vërtetë është Qerime Radisheva, e njohur për rezistencën me sukses ndaj autoriteteve ushtarake serbe nga fillimi i viteve ’20, deri kur u tërhoq në Shqipëri. Kundërshtoi me armë dhunën dhe shpërnguljet e shqiptarëve nga autoritetet serbe në Kosovë.

Në vitin 1919 Shota mori pjesë në Kryengritjen e Dukagjinit dhe të Junikut në 1921–1923. Në vitin 1925 pas vdekjes së burrit të saj, Azem Galicës, ajo mori detyrën e tij dhe luftoi së bashku me Bajram Currin në Has të Prizrenit dhe Lumë. Një ndër aksionet më të njohura të Shotës ishte kapja e një komandanti serb dhe një numri ushtarësh në Çikatovë. Vdiq në Fushë-Krujë më 1 korrik 1927. Shote Galica mbahet mend për thënien “Jeta pa dije është si një luftë pa armë”. Është vlerësuar me titullin më të lartë “Hero i Popullit”.

Çfarë u diskutua gjatë takimit në Tiranë më 1989-ën

Refuzimi që Nexhmije Hoxha i bëri Nënë Terezës për një shtëpi bamirësie!

Në 40-të vjetorin e filmit “Proka”

Mbrëmje kinematografike me regjisorin Isa Qosja

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen

“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale