MENU
klinika

Kur Nënë Tereza u shpall qytetare nderi e SHBA-së

“Kjo është një dhuratë e Zotit. Kam frikë se nuk jam e denjë”

16.11.2022 - 14:17

Më 16 nëntor 1996, Anjezë Gonxhe Bojaxhiu alias Nënë Tereza (Shën Tereza e Kalkutës), murgesha katolike romake me përkatësi etnike shqiptare dhe nënshtetësi indiane, u shpall qytetar nderi i Shteteve të Bashkuara.

“Populli i Amerikës është vërtet mirënjohës për shërbimin tuaj të palodhur dhe përkushtimin për të mirën më të madhe”, tha Presidenti Clinton në një letër të paraqitur së bashku me dokumentet e nënshtetësisë.

“Kjo është një dhuratë e Zotit. Kam frikë se nuk jam e denjë për këtë”, tha Nënë Tereza pasi mori dokumentet nga ambasadori amerikan Frank G. Wisner. Ceremonia u zhvillua në selinë e Misionarëve të Bamirësisë në Kalkuta (Kolkata) të Indisë.

Shtetësia nderi e SHBA-së është dhënë vetëm tre herë të tjera – kryeministrit britanik të kohës së luftës Winston Churchill; Diplomatit suedez Raoul Wallenberg, i cili besohet se ka shpëtuar të paktën 20,000 hebrenj nga nazistët; dhe themeluesëve të Pensilvanisë, William Penn dhe gruas së tij, Hannah.

Çfarë u diskutua gjatë takimit në Tiranë më 1989-ën

Refuzimi që Nexhmije Hoxha i bëri Nënë Terezës për një shtëpi bamirësie!

Në 40-të vjetorin e filmit “Proka”

Mbrëmje kinematografike me regjisorin Isa Qosja

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen

“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale