MENU
klinika

"Sot zgjedhim Presidentin e ri"

Kongresi i Internacionales Socialiste, Rama shkon në Madrid

25.11.2022 - 13:40

Kryeministri Edi Rama ndodhet ditën e sotme në Madrid të Spanjës.

Rama ka postuar një foto në llogarinë e tij në Facebook, ku shkroi se po merr pjesë në Kongresin e XXVI të Internacionales Socialiste, teksa shtoi se sot do të zgjedhin Presidentin e ri, kryeministrin e Spanjës, Pedro Sánchez.

“Në KONGRESIN XXVI të Internacionales Socialiste, ku sot zgjedhim Presidentin e ri, kryeministrin e Spanjës, Pedro Sánchez” shkruan Rama në postimin e tij.
Ne këtë kongres do te marrin pjesë rreth 162 liderë te partive politike nga e gjithë bota, te cilët do te zgjedhin edhe Presidentin e Internacionales Socialiste, ku pritet të zgjidhet kryeministri i Spanjës, Pedro Sánchez.